Tragjedia në Korçë – Procedohet penalisht për “braktisje” dhe mbahet e izoluar nëna e dy të miturve

506
Sigal

Nëna e dy fëmijëve të mitur të cilët u mbytën nga babai i tyre një ditë më parë në qytetin e Korçës, ka dhënë dëshminë e saj në polici. Marsela Toshi, 24 vjeç tregon se ditën e diel mes çiftit ka pasur grindje, dhe më pas ajo është larguar nga banesa.

Por pas largimit të saj, 41-vjeçari Naum Toshi mbyti me tel dy fëmijët 4 dhe 6 vjeç, e më pas vari veten.

Me të mësuar ngjarjen e rëndë, Marsela thotë se u nis për në Shqipëri, ku u ndalua në kufi dhe u shoqërua në komisariat.

Por pasi ka dëgjuar dëshminë e saj, Policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 24-vjeçares e cila akuzohet për braktisjen e dy fëmijëve të saj të mitur.

“Më datë 05.12.2016, Specialistët e Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases :

M.T(B), 24 vjeçe, banuese në Korçë.

“Më datë 05.12.2016, Specialistët e Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases: M.T(B), 24 vjeçe, banuese në Korçë.

Procedimi ndaj saj ka filluar pasi, kjo shtetase ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur dhe më pas është larguar për në shtetin Grek, konkretisht shtetasit J.T dhe V.T të moshave 7 dhe 4 vjeç, trupat e të cilëve u gjetën të pajetë, së bashku me trupin e bashkëshortit të kësaj shtetaseje më datë 05.12.2016 në banesën e tyre, në lagjen nr 4 Korçë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Braktisja e fëmijëve të mitur” parashikuar nga neni 124 i Kodi Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndonëse procedimi penal ndaj sot do të vijojë në gjendje të lirë, burime nga Policia e Korçës thonë se Marsela do të mbahet e izoluar, pasi sot zhvillohet ceremonia mortore e burrit dhe dy fëmijëve të saj. Por janë familjarët e bashkëshortit nuk pranojnë që Marsela të jetë e pranishme në ceremoni.

Sipas policisë së Korçë, 24-vjeçarja do të mbahet e izoluar deri në përfundim të ceremonisë, për të evituar ndonjë konflikt me familjarët.