Ëndrra në sirtar e Alex Rodriguez: Jennifer Lopez!

535
Sigal

Ata cilësohen si një nga çiftet më të bukur të showbizit botëror dhe vetëm pak muaj më parë e kurorëzuan lidhjen dy-vjeçare në fejesë.

Por në videon e publikuar kohët e fundit nga ish-sportisti Alex Rodriguez, e cila daton në vitin 1998 tregohet se Jennifer Lopez është vajza e ëndrrave të tij prej kohësh.

Në atë kohë ai ka qenë vetëm 23-vjeç, pjesë e skuadrës së bejsbollit “New York Yankees”. Rodriguez pyetet se me kë dëshiron një takim romantik dhe thotë:

“Jennifer Lopez, shpresoj që ju të më mundësoni një takim me të”.

Krahas videos ai ka shkruar: “E kam patur një ndjesi”. Sot ata shfaqen kudo më të dashuruar se kurrë dhe duket se po e shijojnë shumë historinë e tyre të dashurisë.