Ndjekësit kundër Meghanit dhe Harryt pas urimit për Princ George

440
Sigal

Djali i Dukeshës Kate Middleton dhe Princit William, Princi George ka festuar ditën që lamë pas 6-vjetorin e lindjes.

Ai ka marrë urime të shumta në rrjete sociale ku më tepër ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve urimi i Princ Harryt dhe Dukeshës Meghan Markle.

Ata zgjodhën ta urojnë Princin në një galeri fotosh të publikuar nga Kate dhe William. “Gëzuar ditëlindjen. Ju urojmë një ditë të veçantë dhe shumë dashuri”,-shkruhej në koment.

Por ky urim nuk është pëlqyer aspak nga një pjesë e mirë e ndjekësve të cilëve iu duk mungesë respekti që në urim  nuk ju drejtuan Georges me titullin e tij.

I vogli është një nga pretendentët kryesorë për t’u bërë mbret.

Nuk është hera e parë që familja mbretërore vihet në qendër të vëmendjes për veprimet e tyre publike ose jo.