Shiti shtëpinë për t’i blerë të fejuarës unazë

588
Sigal

Një nuse e re e ardhshme ka treguar në rrjetet sociale se i fejuari i saj ka shitur shtëpinë e tyre për ‘të marrë unazën e përsosur’. Reagimet e atyre që kanë lexuar postin kanë qenë të shumta dhe madje shumë  kanë ofenduar të renë duke i thënë se unaza duket si lodër dhe aspak e bukur për një nuse të re.

Gruaja anonime, nga SHBA, ka postuar një fotografi të unazës së saj prej diamanti të purpurt në formën e luleve në The That’s It një faqe në facebook ku bëhen postime të kësaj natyre. Aty ajo ka hedhur fotografinë dhe postimin e saj e ka shoqëruar edhe me një tekst.

“Po është e vërtetë dhe e porositur” dhe “është një diamant i purpurt”.

Më pas ajo zbuloi se ajo dhe i fejuari kishin shitur shtëpinë e tyre në mënyrë që të paguajnë unazën me një shifër të konsiderueshme.

 

Nusja që do të shkruante: “Na u desh të shisnim shtëpinë tonë për të marrë unazën e përsosur. Është një diamant i purpurt. Nuk më vjen aspak turp për këtë dhe madje as për thonjtë e mi të cilët i lyej shumë rrallë sepse thjesht përtoj’.

Image