Ja cili është vendimi i përkohshëm i UEFA për Milanin

411
Sigal

Trupi Gjykues i Kontrollit Financiar të UEFA-s (CFCB) ka pezulluar hetimet për momentin në lidhje me skuadrën e Milanit për shkak të “fair-play”-t financiar në vitin 2018-2019, duke mbuluar dhe vitet 2016, 2017 dhe 2018.

Kjo do të thotë se për momentin kuqezinjtë nuk do të përjashtohen nga Europa League, megjithëse kjo mund të ndryshojë në varësi të verdiktit.

“Procedurat e pezullimit do të ndërpriten deri pas lëshimit të rezultatit final të çështjes në CAS”, shkruhet në një deklaratë të UEFA-s.