Sigal

Shpesh kemi dëgjuar se aspirina mund të na ndihmojë sidomos në tëhollimin e gjakut dhe sulmeve nga zemra. Sipas një studimi kjo mund të mos jetë dhe aq e vërtetë.

Deri diku janë vërtetuar përfitimet e aspirinës në parandalimin e sulmeve të zemrës. Por kjo nuk ju ndihmon edhe aq për të jetuar më gjatë.

Në këtë studim kanë marrë pjesë 19.000 njerëz. Ata thonë se “ ilaçi i mrekullisë “ apo edhe siç njihet ndryshe aspirina, nuk uli rrezikun ndjeshëm e një sulmi në zemër, në tru, apo edhe zgjatjen pa kufizime fizike, ose jetesë të shëndetshme mbi moshën 70 vjeçare, shkruan mirror.co.uk.

Gjetjet e fundit të këtij hulumtimi tregojnë se përdorimi pa nevojë i aspirinës, rrezikon në gjakderdhje serioze. Këtë e tregon Hulumtuesi kryesor Profesor John Mc Neil, i Universitetit Monash, Australi.

Po ashtu ata që morën aspirinën pa nevojë, kishin një rrezik më të lartë të vdekjes me 5.9 përqind, krahasuar me 5.2 përqind  ata që shmangën përdorimin e tillë, thotë një studim i New England Journal of Medicine.

3.8 përqind e përdoruesve pësuan gjakderdhje serioze, përkundër 2.8 përqind  të atyre që nuk e përdornin.

Profesor Mc Neil : “Miliona njerëz të moshuar të shëndoshë në mbarë botën po marrin aspirinë pa ndonjë arsye mjekësore”.