Dr. Ylli Merja: Ja 2 sëmundjet e gjëndrës tiroide që trajtohen më bimë mjekësore. Infarkti i Miokardit, si të kuptoni nëse keni shqetësime nga ezofagu
Ylli Merja: Dy sëmundjet e gjëndrës tiroide që trajtohen me bimë mjekësore
Gjëndra e tiroides ndodhet në pjesën e përparme të gushës, poshtë laringut dhe në përgjithësi pesha varion nga 15-22 gramë. Roli i saj në organizëm është tejet i rëndësishëm e kjo nis që në fillimin e embrionit.
Pra, nëse tiroidja është në normë, edhe truri në fetus zhvillohet normalisht e po ashtu edhe dhëmbët, flokët, organet. Kjo gjëndër kaq e vogël ka si aktivitet primar prodhimin e dy hormoneve, që janë tiroksina dhe trijodotiroksina. Tiroksina ka si funksion që gjatë prodhimit nga tiroidja një pjesë të shkojë të akumulohet në mëlçi dhe pjesa tjetër të komandojë hipofizën, në mënyrë që kur bie niveli i TSH-së në gjak, të nxitet prodhimi i tij.
Ndërsa trijodotiroksina komandon aktivitetin fiziologjik të organizmit, pra është një jod, i cili merr pjesë në prodhimin e enzimave dhe i stimulon ato për punë, kur është në parametra normalë. Ka raste kur ky jod nuk është brenda normave normale e si pasojë fillon të “çalojë” organizmi.
Dy sëmundjet e tiroides:
Po përmendim dy sëmundje patologjike të para, që tregojnë se gjëndra tiroide nuk funksionon normalisht. Mungesa e hormonit të tiroides është një nga shenjat e para, e cila njihet si hipotiroidizëm dhe shoqërohet me këputje trupore, dëshirë për të fjetur, tharje e lëkurës, rënie flokësh (nëse shihet në analizë, rrënja e qimes rezulton e rrudhosur, e këputur). Gjithashtu, hipotiroidizmi shoqërohet edhe me uljen e pulsit të zemrës dhe shenja nervozizmi që shfaqet pa shkak, shpesh, por që zgjat pak kohë. Në rastet kur individi ka këto shenja klinike, zgjidhja më e mirë është që të bëjë një vizitë te mjeku, të realizojë një eko të tiroideve si dhe kryhet një analizë për të parë nivelin e jodit në gjak.
Kategoritë e riskuara:
Tiroidja përpunon jodin që e merr organizmi nëpërmjet ujit, apo produkteve të ndryshme ushqimore. Në të dyja format e marrjes së jodit bëhet ky përpunim dhe enzimat fillojnë të stimulohen. Moshat më të prekura nga çrregullimet e gjëndrës tiroide janë ato mbi 50-të vjeç, ndërsa vlen të theksohet se femrat janë 4 herë më të rriskuara se meshkujt.
Kjo pasi ajo fillon që të futet në periudhën e menopauzës dhe ka një rënie të përgjithshme të gjëndrave endokrine të saj, siç është edhe gjendja e tiroides. Ndërsa në rastin e hipertiroidizmit kur këto tiroide janë më shumë të stimuluara do të dallohen të kundërtat e shenjave të para si individi flet shpejt, është shumë aktiv, i papërmbajtur.
Edhe në këto raste pacienti duhet të kryejë patjetër ekzaminimin e tiroideve. Në të vërtetë njerëzit nuk e mendojnë që ky çrregullim kaq i vogël, në miniaturë i tiroides sjell këto pasoja kaq të mëdha. Të sëmurët mund të kryejnë lloj-lloj analizash të tjera, por shkaku i vërtetë qëndron diku tjetër.
Trajtimi me bimë mjekësore:
Në varësi nga stadi i sëmundjes, përdorim bimë efikase, stimuluese për të rikthyer funksionimin normal të saj. Nëse do u referohemi zonave malore (është tipike mungesa e jodit në organizëm) atëherë do të rikujtojmë arrën. Kjo e fundit ka jod, sidomos kur është në fazat e para të rritjes, përqindja e jodit shkon deri në 60% të frutës dhe 30% e vitaminës C. Me zmadhimin e frutës, bie përqindja e jodit e rritet përqindja e vitaminës C.
Nëse vjelim pak nga kokrrat e arrës, i shpojmë dhe i konservojmë në mjaltë, pasi t’i konsumojmë do të vëmë re efektet e mrekullueshme në rregullimin e funksionit të gjëndrës tiroide. Mund të përdoret një gjysmë kokërr në javë, pasi e keni lënë 30 ditë në mjaltë, e kjo është mëse e mjaftueshme për t’i siguruar organizmit sasinë e jodit të munguar. Ndërkohë edhe petat e arrës janë të pasura me jod e tani ndikojnë edhe në sistemin nervor, por edhe ndihmon në absorbimin e jodit nga trupi.
Nëse konsumojmë 2 lugë çaj në ditë vaj kokosi, atëherë do të rregullohet mirëfunksionimi i tiroides, por do të frenojë edhe rënien e flokëve. Edhe likopsi është i mrekullueshëm për të gjithë ata persona që kanë tepri të jodit në gjak, pasi është e vetmja bimë që garanton largimin e jodit të tepërt nga organizmi, qetësimin e sistemit nervor si dhe balancon ngacmimin e gjëndrave për prodhimin e hormoneve të tiroides. Ndërkohë gjembi i gomarit rregullon e përmirëson funksionin e mëlçisë, çka ndikon në qetësimin e gjëndrave me sekrecion të brendshëm. Por edhe çaji i gjelbër e bajamet e egra kanë efekte të shpejta në përmirësimin e gjendjes shëndetësore të personave që vuajnë nga tiroidja.
INFARKTI I MIOKARDIT
Infarkti i miokardit është një dëm permanent i muskulit të zemrës. “Mio” do të thotë “muskul”; “Kardio” i referohet zemrës; ndërsa “infarkt” nënkupton vdekje e indit si pasojë e mungesës së furnizimit me gjak.
ÇFARË NDODH GJATË INFARKTIT TË MIOKARDIT?
Në mënyrë që të ushqehet, muskuli i zemrës kërkon gjithnjë një furnizim konstant me gjak të pasur me oksigjen. Arteriet koronare furnizojnë zemrën me sasinë e nevojshme të gjakut. Nëse ju vuani nga sëmundja e arterieve koronare, arteriet ngushtohen dhe gjaku nuk rrjedh aq mirë sa duhet.
Masë dhjamore, kalcium, proteina dhe qeliza inflamatore grumbullohen brenda arterieve dhe formojnë pllaka të madhësive të ndryshme. Depozitimet e pllakave janë të forta në pjesën e jashtme dhe të buta në pjesën e brendshme. Kur pllaka është e fortë, korja e jashtme çahet dhe trombocitet (qeliza në formë disku të gjakut që ndihmojnë në koagulimin e gjakut) afrohen në zonë dhe formojnë koagul gjaku përreth zonës së pllakës.
Nëse koaguli i gjakut mbyll plotësisht arterien, atëherë muskuli i zemrës nuk ushqehet më me oksigjen. Brenda një kohe shumë të shkurtër ndodh vdekja e qelizave muskulare, e cila shkakton një dëm të përhershëm. Ky quhet infarkt i miokardit.
Edhe pse e pazakontë, infarkti i miokardiot mund të shkaktohet nga një spazmë e arteries koronare. Gjatë spazmës koronare, arteria koronare ngushtohet dhe zgjerohet disa herë duke reduktuar ushqimin me gjak të zemrës (ishemia). Kjo mund të ndodhë kur pushoni. Ndodh gjithashtu tek njerëzit që nuk vuajnë nga sëmundje të rëndësishme të zemrës.
Çdo arterie koronare ushqen me gjak një pjesë të zaktuar të muskulit kardiak. Sasia e dëmit varet nga sipërfaqja e muskulit që ushqehet nga arteria dhe nga koha që kalon ndërmjet dëmtimit e mjekimit. Shërimi i muskulit të zemrës fillon menjëherë pas infarktit dhe i duhen rreth 8 javë.
Njësoj si plagët në lëkurë, plaga në zemër shërohet dhe lë pas një shenjë në zonën e dëmtuar. Problemi qendron se indi i shenjës nuk tkurret, si rrjedhojë aftësia e zemrës për të pompuar gjakun reduktohet pas infarktit. Aftësia e humbur e pompimit varet nga sipërfaqja dhe pozicioni në të cilin ndodhet indi i ri i formuar.


















