Ja disa dobi të vajit të Kokosit

215

Gazeta Telegraf/


Pastrues grimi

Edhe maskara anti-ujë nuk do t’i rezistonte dot vajit të
kokosit, pasi ai ka veti të larta për pastrimin
e kozmetikës nga lëkura. 

Aplikojeni përmes pambukut kozmetik në vend të
qumështit pastrues.

Pastrues i furçave të makiazhit. 

Për një pastrim sa më të mirë të furçave
apo sfungjerëve të kozmetikës përdorni një përzierje ku të shtoni në sasi të
barabarta sapun të lëngshëm dhe vaj kokosi.

Pastron gojën

 Një gargare me një lugë me vaj kokosi do të largojë gjithë
bakteret dhe mikrobet nga goja juaj, për shkak të vetive antibakteriale që ka
vaji i kokosit.

Losion trupi

 Vaji i kokosit është një zbutës i përkryer dhe mund ta
përdorni si losion për trupin tuaj çdo ditë.

Vaj kutikulash

 Edhe për zbutjen e kutikulave rreth thonjve të dorës apo të
këmbës mund të përdorni vajin e kokosit.

Balsam për buzët

 Vaji i kokosit shërben si një balsam buzësh ideal.
Vendosni pak vaj kokosi në një enë të vogël dhe mund ta keni gjithë kohës me
vete.

Krem kundër të çarave të lëkurës

 Vaji i kokosit ka efekt shumë pozitiv
kundër çarjeve të lëkurës. Femrat gjatë apo pas shtatzënisë mund ta përdornin
në mënyrë të vazhdueshme por edhe femrat me raste të çarjeve në zonën e
vitheve, gjoksit apo barkut.

Krem për sytë

Vaji i kokosit bën shumë mirë edhe për lëkurën e hollë rreth
syve. Shmang qeskat e syve dhe parandalon rrudhat e mimikës