Rama në Fier me fermerët: Qeveria e Saliut e la të rrënuar bujqësinë

534
Sigal

Gazeta Telegraf/

Kryeministri Edi Rama në një takim me fermerët në Strume
të Fierit sulmoi qeverinë e kaluar, ndërsa theksoi se ajo kishte rrënuar
bujqësinë.

Gjatë fjalës së tij para të
pranishmëve, kreu i Qeverisë tha se çdo vit qeveria financon 60 projekte,
ndonëse nevoja është më e madhe.

“Qeveria e Saliut e la te rrenuar
bujqësinë. Me falni se na ka përfshirë dhe ky diskutimi i plehrave dhe është si
ajo shprehja kush fle me qenin gdhihet me pleshta. Paratë më parë i merrte
dreqi. Sot janë qindra projekte të tjera që meritojnë financim. por vetëm 60
mund të financohen. S’ja dalim dot.”, tha Rama
.