Largimi i Kajmakut, reagon Vasili: Vulos që votimet 30 qershorit ishin kriminale

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar menjëherë pas largimit të Agim Kajmakut nga posti i kryetarit të Bashkisë së Vorës.

Sipas Vasilit, ky vendim vulos edhe njëherë që zgjedhjet e zhvilluara më 30 qershor ishin kriminale.

Sigal

Më herët Kajmaku është akuzuar se nuk ka deklaruar që ka qenë i arrestuar vite më parë në Greqi.

Postimi i Vasilit:

Largimi i Kajmakut vulos, që votimet 30 qershorit ishin kriminale.

Edi Rama për faqe të zezë.

Edi Rama kandidoi vetëm, votoi vetëm dhe numëroi vetëm dhe në fund prodhoi të inkriminuar.

Edi Rama ka rënë përfundimisht politikisht, moralisht dhe psikologjikisht.

S’ka kohe për të humbur.

Zgjedhje me sa parë që të shpëtojmë Shqipërinë nga gremina!!