Kapet me drogë dhe 996 fishekë luftarakë në banesën e tij, arrestohet vlonjati

412
Sigal

Nga Policia e Vlorës është arrestuar  një person pasi është kapur me 6.6 kg lëndë narkotike dhe me një sasi municioni prej 996 fishekësh luftarakë.

Nga Policia është arrestuar personi me iniciale I. S pasi droga edhe fishekët janë gjetur në banesën e tij.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë

Finalizohet operacioni i koduar “Ploça”.

Sekuestrohen lëndë narkotike dhe municion luftarak.

Vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Policia ka bërë finalizimin e këtij operacioni, në fshatin Ploçë të Vlorës.

Në kuadër të operacionit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë reagimit dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, ka bërë arrestimin në kushtet e flagrancë të shtetasit I. S.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 6.6 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa dhe një sasi municioni prej 996 fishekësh luftarakë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.