Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, zarfi i Fugës kthehet pa votën e tij

129
Mbahen sot zgjedhjet ne Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për kryetarin dhe zëvendës kryetarin e ri.
Në garë janë matematikani Gudar Beqiraj për kryetar dhe arkeologu, Myzafer Korkuti për atë të zv.kryetarit, që do të votohen nga Asambleja e ASH, që do këmbejnë vendet mes tyre, sepse ligji nuk e lejon që të kandidosh dy herë rresht për këtë pozicion.

Në fjalën e tij para anëtarëve, akademiku Beqiraj tha se përparësi është rritja e numrit të shkencëtareve femra.

Të pranishëm në votim për zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, janë 21 anëtarë. 9 anëtarë kanë dërguar votën e tyre me postë, ndërsa në zgjedhje nuk merr pjesë akademiku Artan Fuga, i cili i ka quajtur formale dhe ka dalë hapur kundër tyre duke kërkuar ndryshime. Mësohet se zarfi i Fugës është kthyer pa votën e tij.