Shoqëria Civile protestë për marrëveshjen Shqipëri-Greqi: Situatë shumë e rëndë, presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë

245

Shoqëria Civile zhvilloi dje një protestë para Kryeministrisë për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku i kanë kërkuar kryeministrit dhe Ministrisë së Jashtme të bëjnë transparencë, pasi situata është shumë e rëndë pas publikimit nga mediat greke të skandalit, se portale e gazetarë shqiptarë janë financuar nga fondet sekrete të Ministrisë së Jashtme të Greqisë për interesa të shtetit Helen. Në fjalën e saj, avokatja dhe aktivistja Mirela Jorgo i kërkoi presidentit Meta që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pasi është cenuar siguria Kombëtare. “Mediat greke publikuan së fundi se në përplasjen mes Kammenos dhe Kotzias, rol vendimtar kanë pasur fondet e fshehta, këto fonde jepen për tetë ministri për interesat e Greqisë, jashtë e brenda. Një mbledhje e ngjashme është zhvilluar me 10 tetor ku është audituar fondi i Ministrisë së Jashtme e nga auditimi ka dalë shpërdorimi i mbi 1 milion eurove. Ku janë hedhur këto para? Nga mediat greke, por jo zyrtarisht thuhet se Kotzias ka thënë se janë transferuar 1 milion euro për gazetarë dhe portale në Shqipëri për hir të interesave greke. Një pjesë jepen në formë grantesh, dhe ky de fakto është cenim i sigurisë Kombëtare. Për të njëjtën situatë në SHBA u hetua për ndërhyrjen ruse. U kërkua në tubimin e Shoqërisë Civile: Të bëhet publike Marrëveshja e Detit, Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë, pasi situate është dramatike dhe e rëndë dhe patjetër duhet transparencë”, tha ajo ndër të tjera.