Meta po përgatitet për atë që la përgjysëm më 2 Mars? Kreu i Shtetit: Më 17 Maj trokiti diktatura (Thirrja për shqiptarët)

447
Sigal

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka deklaruar së mëngjesin e 17 Majit shqiptarët u zgjuan nga trokitjet e diktaturës, ndërsa spjegimi i tij më pas lë të kuptohet se nuk është çudi të rinisë atë që ndërpreu më 2 Mar në Bulaverdin “Dëshmorët e Kombit” duke mbledhur dhjetra-mijëra qytetarë në kauzën për mbrojtjen e Kushtetutës.

Meta  përsëriti disa herë fjalët ‘zgjim’, ‘reflektim’ dhe diktaturë’ ndërsa fliste për përplasjet disa vjeçare tashmë me kryeministrin Edi Rama.

Në këtë kontekst, presidenti pohoi se është i bundur në triumfin e vullnetit popullor duuke e ftuar këtë të fundit të shikojë rrezikun që ka përballë ku përmedn edhe frazën se ‘një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë’.

“Jam i sigurtë se do të trimfojë vullneti i popullit shqiptar. Një popull që fle në demokraci, pra që mendon se të drejtat që ka i ka në rregull, një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë. Në datën 17 maj të gjithë shqiptarët u zgjuan në orën 4 sepse trokiti diktatura dhe tani të gjithë e kanë kuptuar rrezikun e madh që ka indiferentizmi dhe duhet të kërkojmë të drejtat tona, pasi të gjithë ndihen të kërcenuar. Jam i bindur se të gjithë do të ngrihen pa dalim ideologjie e shoh edhe nga intelektualë këtë frymë”, tha Meta.