Protestat në Tiranë/ Mediat perëndimore analizojnë situatën e rëndë, Shqipëria po i largohet çdo ditë dhe më shumë BE-së

168

Gazeta e madhe austriake: Shumë arsye për të protestuar kundër Ramës në Tiranë

Media gjermano-folëse vazhdon ta ketë Shqipërinë në qendër të shkrimeve të saj. Pas protestës të së shtunës në Tiranë, ambasada e Gjermanisë dhe e Britanisë së Madhe nuk reaguan. Ndryshe nga ambasada e SHBA dhe delegacioni i BE-së, gjermanët nuk thanë asnjë fjalë. E për këtë duket se kanë arsye. Por gazeta Austriake, “Der Standard” i ka kushtuar një artikull të gjatë protestës në Shqipëri. “Shumë motive për të protestuar kundër qeverisë në Tiranë”, shkruan gazeta gjermane. Më pas gazeta bën një përshkrim të gjendjes të ditës së shtunë në Tiranë, me protestën e opozitës, sulmet e Gardës së Republikës ndaj qytetarëve. Dhe pasi përfundon në përshkrim, “Der Standard” jep një sërë arsyesh, se pse shqiptarët duhet të ngrihen kundër qeverisë së Edi Ramës. “Një tjetër protestë është ajo rreth projektit për të ndërtuar një rrugë të re në Tiranë. Ndërtimi i kësaj unaze do të shkatërrojë shumë banesa. 300 familjet e prekura ankohen se nuk kanë marrë kompensim financiar. Për disa javë, ata bllokuan rrugët në Tiranë. Gjithashtu edhe artistët dhe aktivistët janë duke protestuar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar në zemër të qytetit. Planet për Teatrin e ri Kombëtar provokuan kritika, protestuesit janë ankuar se kriteret për një tender të hapur nuk janë respektuar. Opozita kritikoi për të njëjtën arsye projekte të tjera të qeverisë: “Air Albania” dhe aeroporti i planifikuar në Vlorë, me ndihmën e investitorëve turq. Ministri i jashtëm holandez Stef Blok ka hedhur akuza. “Projektet e “Air Albania” dhe aeroportit në Vlorë janë kundër marrëveshjes së Asociimit të Stabilizim (MSA) dhe kjo gjë në BE do të ishte kundër me Shqipërinë”, ka thënë Blok. Komisioni i BE-së tani do të diskutojë gjerësisht çështjet e tenderëve publikë të qeverinë në Tiranë”, raporton gazeta gjermane “Der Standard”.