Horoskopi për 18 shkurt, ja parashikimi i yjeve për ju

650
Sigal

DASHI 

Mendo për dikë që e di që është jashtëzakonisht e lehtë për të biseduar me të. Ti duhet të bësh pak më shumë përpjekje për të mbajtur këtë marrëdhënie. Email-i është i këndshëm, por asgjë nuk mund të zëvendësojë tingujt e zërit tënd. Ti mund të mendosh se nuk ke kohë për një telefonatë, por komunikimi i qartë është shumë i rëndësishëm tani. Mbaje këtë person afër dhe ndaj me të kohën pasi ia vlen.

DEMI

Nëse je akuzuar për veprime jashtë karakterit, mos u shqetëso. Edhe pse nuk mund të sillesh në mënyrë konsistente, ti ende po i përmbahesh filozofive personale që ke zhvilluar gjatë viteve. Mos lejo që njerëzit e tjerë të të bëjnë të mendosh për reagimet e tua. Ti je duke bërë atë që mendon se është e drejtë, dhe kjo është e gjitha që ka rëndësi.

BINJAKËT

Kjo ditë do të fillojë si një pikëpyetje gjigante për ty – duket se planet konkrete që i ke pasur, nuk janë aq konkrete. Lajm i mirë është se ky ndryshim do të sjellë një ditë shumë interesante. Mënyra më e mirë për të siguruar një ditë të mrekullueshme është thjesht të vazhdosh të mendosh pozitivisht. Çdo gjë është brenda mundësive të tua do të japë rezultat të mirë.

 GAFORRJA

Ka patur shumë biseda për ty prapa dyerve të mbyllura dhe mund të jenë debate për një sfidë të madhe që do të të jepet. Sot është një mundësi e madhe për ty. Nëse je gati për të, ti duhet të jesh shumë i/e sigurt, ndoshta t’i shtysh të tjerët nga rruga. Por nëse je i/e kënaqur me mënyrën se si gjërat janë, thjesht qëndro në këmbë dhe lejo një person tjetër të marrë triumfin.

LUANI

Dikush në pushtet do të synojë të sigurohet që ti të drejtosh një gjë. Ky mund të jetë një moment që të marrësh vëmendje jo të mirë. Pra, konsideroje ngritjen e flamurit, por vetëm përkohësisht. Aftësia për të humbur në një turmë mund të jetë një mekanizëm i shkëlqyer sigurie.

VIRGJËRESHA

Bind njerëzit se cilësia kërkon kohë. Disa njerëz po ankohen sot dhe varet nga ti që t’i mbani të gjithë në detyrë. Edhe arsyetimi yt i shpejtë nuk do të rezultojë në një zgjidhje të shpejtë – prandaj shiko se çfarë idesh kanë të tjerët. Ky është shansi yt për të udhëhequr grupin në një përmirësim solid dhe për të ndërtuar reputacionin tënd si dikush që me të vërtetë di se si të mbledhë grupin. Mbledhja e të dhënave nga burime të besueshme është një pjesë e rëndësishme e të qënit një udhëheqës i mirë.

PESHORJA

Fjalori yt nuk është mjaft i mirë për të shprehur të gjitha nuancat e asaj që ndjen tani, prandaj pse të mos përpiqesh të heshtësh? Sa më pak të flasësh, aq më shumë do të mendosh – dhe sot është një ditë e mirë për këtë. Gjërat që të konfuzonin do të fillojnë të kenë shumë më tepër kuptim, veçanërisht sjellja konfuze e një miku të ngushtë. Nuk ka nevojë të flasësh me këtë person rreth zbulimeve të tua. Ulu dhe shiko sot, dhe kënaqu.

AKREPI

Ti do të “shpëtosh” ditën kur një hollësi e pazakontë do të vihet re nga syri yt dhe do të zbulojë një problem shumë të madh. Veprimi yt i shpejtë do të parandalojë shumë dhimbje koke për shumë njerëz. Askush tjetër nuk është ashtu si ty, këtu flitet për qartësinë fokusin tënd. Përdore këtë kombinim të pathyeshëm për ti dhënë fund një rrëmuje që e ka bërë jetën tënde të pakëndshme.

 SHIGJETARI

Është e mrekullueshme të flitet për filozofitë dhe për të ndarë idetë me njerëzit e tjerë. Por e vetmja gjë që do bëjë filozofia sot është të të mbajë mbrapa në vend që ti japësh drejtim disa gjërave në jetë. Sot do të gjesh stimulimin që mendja jote ka nevojë duke bërë gjëra, jo vetëm duke folur.

BRICJAPI

Komunikimi është një rrugë me dy korsi – kështu që nëse përpiqesh fort të komunikosh me dikë që thjesht nuk të dëgjon, atëherë duhet të konsiderosh faktin se nuk mund të jetë faji yt. A po dëgjon vërtet ky person? Jepi një provë edhe më shumë sot, dhe pastaj bëhu gati të heqësh dorë nëse nuk po të jep aspak rëndësi.

UJORI

A je në gjendje shpirtërore për një situatë të nxehtë? Sot do marrësh një njoftim të vecantë dhe duhet të jesh përgatitur mirë për ti kushtuar vëmendjen e duhur. Edhe nëse nuk je beqar/e, universi po përforcon hijeshinë dhe atraktivitetin tënd dhe njerëzit kanë kureshtje për të të njohur. Nëse je në një marrëdhënie, partneri/partnerja do të komunikojë shumë më qartë, dhe ju dy mund të arrini një “fitore” të re.

PESHQIT

Shumë energji të ndryshme do të lëvizin gjithkund rreth tejet sot dhe ndoshta do t’ju trondisin pak. Nëse udhëton, një turmë njerëzish mund të të shkaktojë vonesa të mëdha ose stres. Përdor hijeshinë tënde në përpjekje për të anashkaluar çdo konflikt. Kjo nuk është një ditë për të marrë ‘jo’ si përgjigje. Në rast se po bën negociata, përdor respektin sepse do të të ndihmojë të marrësh atë që dëshiron.