Presidenti Meta dekreton emërimin e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit

503
Sigal

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dekretoi Helidon Bendo në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

D E K R E T PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT: Në mbështetje të nenit 92, pika f, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit, D e k r e t o j: Neni 1 Zoti Helidon Bendo, emërohet në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit. Neni 2  Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Pak orë pas dekretimit në krye të SHISH nga ana e Presidentit Meta, drejtori i ri Helidon Bendo është paraqitur në Komisionin e Sigurisë për të prezantuar  buxhetin e institucionit. Mediat janë lejuar vetëm në prezantimin formal, për të vijuar më pas me dyer të mbyllura. Bendo: Jemi në fund të një procesi për të qenë më transparent me median dhe publikun dhe besoj se në fund të vitit do të dalim me masa konkrete. Qeveria shqiptare i ka akorduar SHISH, 155 milionë lekë për vitin 2019. Por kreu i ri i SHISH ka kërkuar nga Komisioni i Sigurisë rritjen e buxhetit për këtë institucion në 170 mln lekë. Pavarësisht pakënaqësive, Bendo para kamerave nuk preferoi të bënte komente për buxhetin apo për dekretimin pas një viti nga Presidenti Meta. Bendo: Nuk kam komente.