Kryebashkiaku Xhelal Mziu: Një tjetër investim i përfunduar në periferi të Paskuqanit, rruga “Xhemal Dervishi”

432

Të gjitha investimet në Kamëz, për pesë vite me radhë, janë realizuar vetëm me fondet e Bashkisë, për shkak se qeveria e Edi Ramës nuk ka financuar asnjë projekt të kësaj Bashkie, duke diskriminuar kështu në qytet të tërë. Një tjetër investim i Bashkisë Kamëz ka përfunduar në periferi të Paskuqanit. Bëhet fjalë për rrugën “Xhemal Dervishi” në Babrru-Kodër. Kryebashkiaku Xhelal Mziu është shprehur se po shfrytëzon çdo mundësi për ta bërë bashkëkohore Kamzën dhe Paskuqanin. Gjithashtu ai ka shtuar se Kamza është Bashkia me treguesit më të mirë financiarë, edhe pse qeveria ka dhënë zero lekë financime për këtë qytet dhe njësi vendore. Planifikimi i investimeve i Bashkisë Kamëz pati përfshirë për vitin 2018 edhe rrugën “Xhemal Dervishi” në Babrru-Kodër, me gjatësi rreth 450 metra linearë. Investimi krijon një infrastrukturë të mirë rregulluar, duke përmirësuar ndjeshëm atë. Investimi është financuar nga të ardhurat e Bashkisë. Ndërtimi i rrugës “Xhemal Dervishi” në Babrru-Kodër bën pjesë në përmirësimin e elementeve të ndryshme të infrastrukturës urbane të kësaj njësie vendore.