U turpërua nga Club Brugge, Henry i kënaqur me lojtarin e stolit

459
Sigal

Monaco nuk fiton prej 15 ndeshjesh të luajtura në të gjitha kompeticionet dhe sot ka marrë një humbje turpëruese në shtëpi kundër Club Brugge. Belgët, në fakt, kanë fituar 4-0 në javën e katërt të Champions League, duke lënë francezët në vendin e fundit të Grupit A.

Pavarësisht humbjes 4-0, trajneri i Monaco, Thierry Henry, ka gjetur gjëra pozitive për të thënë në përfundim të takimit. “Kemi krijuar shumë raste. Nuk më pëlqen mënyra si reaguam pasi pësuam gol sepse e nisëm mirë”, ka thënë ish-sulmuesi i Arsenal.

“Kemi humbur një tjetër lojtar për shkak dëmtimi, si Glik. Unë duhet të vazhdoj të jem pozitiv çfarë mund të bësh tjetër? Mund të them se më ka pëlqyer paraqitja e bërë nga Massegno, i aktivizuar nga stoli”, ka përfunduar francezi.

Ka qenë më i ashpër mbrojtësi i Monaco, Djibril Sidibe: “Ishte për të ardhur turp. Nuk kemi luajtur në nivelin e duhur, kjo është përgjigjja e vetme”, ka thënë ai.