Presidenti i Republikës Ilir Meta merr pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me temë: “Indeksi i Paqes 2018. Ç’mësojmë nga analiza e tij?”

727
Sigal

Aktiviteti i organizuar nga Qendra Europiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim (CESPIC)

Në aktivitet prezantohet Raporti për Paqen Globale, publikim i Institutit të Ekonomisë dhe Paqes

Relatori kryesor, themeluesi i Institutit të Ekonomisë dhe Paqes, Steve Killelea, dy herë kandidat për çmimin Nobel për Paqen

Presidenti i Republikës Ilir Meta merr pjesë në aktivitet së bashku me Koordinatorin e Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë, Brian J. Williams. Presidenti Ilir Meta: OKB lindi si mekanizëm për ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë në botë

Meta: Parimet e OKB janë detyrim për më shumë besim mes kombeve në luftën e përbashkët për dinjitetin njerëzor, vlerat e të drejtat themelore të tij, për barazinë e respektin reciprok

Meta: Të analizojmë ndryshimet e mëdha botërore dhe transformimet e shoqërive tona, për të kontribuar në forcimin e paqes botërore, paqes ekonomike, politike, sociale, etnike e fetare

Meta: Rreziqet e sfidat që kemi përballë janë të shumta e të shumëllojshme e paqja në botë mbetet shumë e brishtë

Meta: Evropa dhe mbarë bota po përjeton sot ndryshime dhe zhvillime politike, kulturore, sociale dhe lëvizje demografike

Meta: Detyra jonë është t’i pranojmë ato dhe t’i përshtasim me parimet dhe vlerat universale të paqes dhe të demokracisë

Meta: Familja, shkolla dhe të rinjtë janë themeli i një shoqërie dhe perspektiva e të ardhmes së saj.

Meta: Duke investuar tek të rinjtë tanë ne kemi investuar për të ardhmen e shoqërisë, për paqen e saj

Meta: Mungesa e besimit për të ardhmen, shkollimi i pjesshëm dhe i përciptë shkaktojnë trauma, probleme e përplasje sociale e më pak paqe, mirëqenie e stabilitet

Meta: Mbetet detyrë parësore e çdo qeverie investimi në edukimin e të rinjve dhe njëkohësisht ndërtimi i politikave zhvillimore ndaj aftësive, prirjeve dhe nismave të tyre

Meta: Një element tjetër shumë i rëndësishëm, për të zhvilluar e forcuar paqen, është lufta kundër krimit dhe korrupsionit

Meta: Prezenca e lartë e krimit të organizuar dhe korrupsionit në një vend do të thotë rritje të shpenzimeve për sigurinë e brendshme

Meta: Edukimi, kultura apo infrastruktura, fusha që nëse investohet vazhdimisht, përmirësojnë stabilitetin e një vendi dhe forcojnë paqen

Meta: Një vend në paqe është një vend me një rritje ekonomike të qëndrueshme, të vazhdueshme, me mirëqenie të lartë dhe me rritje të të ardhurave për frymë të popullsisë

Meta: Mirëqenia është garancia më e madhe e paqes, varfëria mundësi konflikti dhe pabarazia ekonomike në rritje është rreziku më i madh i paqes

Presidenti Meta: Paqja dhe fuqizimi ekonomik i një vendi shkojnë me një hap

Meta: Besimet fetare kontribuojnë në ndërtimin e paqes duke ndikuar në klimën morale-politike, përmes forcimit të frymës së bashkëpunimit mes komuniteteve

Meta: Aktorët fetare janë një forcë e madhe për drejtësi sociale për shoqëri në paqe

Meta: Asnjë fe e madhe nuk predikon pjesëmarrje dhe nuk është burim i konfliktit, por një forcë në krijimin e paqes.

Meta: Bashkësitë fetare mund të ndërmjetësojnë në situatat e konfliktit dhe të shërbejnë si një lidhje komunikimi jo vetëm për të ulur tensionet por edhe të ndërgjegjësojnë ndjekësit e tyre për karakterin e vërtetë të konfliktit

Meta: Shqipëria mbetet model i paqes, bashkëjetesës dhe harmonisë mes komuniteteve fetare

Meta: Kjo vlerë historike dhe kombëtare të ruhet të forcohet më tej dhe mbetet larg influencave dhe tendencave të huaja për to dhe për populli tonë

Meta: Qeveritë, shoqëria civile, intelektualët, figura të shquara të historisë, artistë e krijues e përfaqësues të të gjitha kombeve duhet të bëhen bashkë e të flasin me gjuhën e paqes dhe të veprojnë me armët e saj

Meta: Kjo është sfidë e përbashkët dhe një apel për të kuptuar se çmimi për të ruajtur paqen është shumë herë më i vogël se pasojat e çdo konflikti dhe lufte

Meta: Nuk mjafton vetëm të flitet mbi paqen. Duhet të besohet në të dhe të luftohet për të

Meta: Paqja nuk është e përjetshme vetiu. Ajo nuk është një dhuratë që gëzon imunitet e paprekshmëri. Ajo fitohet me gjak, mund e sakrifica e ndoshta, po kaq vështirësi kërkohen për ta ruajtur atë.Meta: Inkurajoj vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit

Meta: Lajm i mire per forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon arritja e marreveshjes per emrin e ri të Maqedonise.