VIDEO/ Arrestime dhe heqje patentash në rrugët e Korçës këtë fundjavë

547
Sigal

Shërbimet e Policisë Rrugore në Korçë kanë ushtruar kontrolle në akset rrugore të gjithë Qarkut gjatë fundjavës duke arrestuar 5 shoferë e hequr 17 patenta; Krahas këtyre, janë shkruar 184 gjoba.

Policia tha se “janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjeti, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”. Janë vendosur në total 184 masa administrative. Janë pezulluar 17 leje drejtimi, per drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit. Janë ndëshkuar 46 të tjerë për parkim të gabuar. Janë vendosur 4 masa administrative për të meta teknike.”

Po ashtu, janë ndëshkuar me masë administrative gjithashtu 44 drejtues të tjerë, nga të cilët 37 për përdorim celulari dhe 7 për mosvendosje të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjetit si edhe janë vendosur 74 masa administrative, për shkelje të tjera të ndryshme. Është bllokuar 1 mjet pa dokumentacionin e nevojshem per te qarkulluar.

Kontrolle të tilla, nga ana e punonjësve të Qarkullimit Rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët e tjera në vijim.