Sigal

Nga Perparm Spahiu

65% e shqiptarëve nuk kanë pará për pushime. Kjo sipas një studimi financuar nga Komisioni Europian.

Dhe me këtë shifër kryesojmë, për keq si gjithmonë, në rajon, ku mesatarja varion nga 38 në 47%.

Është fare e thjeshtë të kuptosh që pamundësia për pushim lidhet direkt me të ardhurat e pakëta, minimale që familjet shqiptare kanë.

Tani eja e diskutojmë se ku shkon rritja ekonomike, ku shkojnë të ardhurat nga kjo rrijte.

Megjithëse mjeshtrat socialistë ta gjejnë përgjigjen e të thonë: “sukse i qeverisë, ka ulur me 35% numurin e atyre që nuk bënin dot pushime, pasi përpara 5 vitesh ishte 100%”.