Nepotizmi godet bazat socialiste në Korçë dhe Devoll

596
Sigal

 Anëtarët dhe militantët socialist: Votën ia dhamë Rilindjes, për mos të qenë të papunë

Të detyruar nga mungesa e një përgjigjeje nga kryeministri i vendit, Edi Rama, militantët dhe anëtarët e Partisë Socialistë të Korçës dhe Devollit, ju drejtuan redaksisë së gazetës “Telegraf”. Ata u shprehën të shqetësuar për gjendjen kaotik që është shkaktuar në këto dy vende, gjendje për të cilën ata i kanë dërguan dhe një letër Kryeministrit Rama. Letër, e cila ka mbetur pa një përgjigje. Qëllimi i publikimit të letrës së hapur që mbërriti disa ditë më parë në redaksinë e gazetës u  bë me shpresën që Edi Rama ta lexonte, të reagonte dhe të marrte vesh se, baza socialiste si në Korçë dhe në Devoll po shkon drejtë “divorcit” nga Partia Socialiste. Në letrën e dërguar nga militantët dhe anëtarët të Partisë Socialiste, u bën publik emrat e disa drejtuesve, të emëruar në dikasteret më të larta të shteti. Në letrën e tyre ata sollën raste konkrete të emërimeve nepotike në postet më të larta drejtuese dhe u shprehën të rebeluar se, nëse nuk ndryshon gjendja, zgjedhjet vendore të 2015-s, PS i ka të humbura. Ndërkohë, menjëherë pas kësaj, në redaksinë tonë ka mbërritur një tjetër letër, nga simpatizant dhe mbështetës të kësaj partie, të cilët e përforcojnë akoma më shumë situatën e krijuar në këto vende. Teksa japin miratimin e tyre për letrën e botuar disa ditë më parë, sjellin dhe raste të tjera denoncimesh të emërimeve nepotike. Ata i drejtohen z.Edi Rama, duke i bërë thirrje të marrë masa urgjente. Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë të qytetarëve.

“Jemi një grup shoqesh nga Korça, dikur anëtare të PS-së, sot simpatizante të saj dhe të z.Edi Rama. Kemi punuar në ekonomi, shëndetësi, arsim etj, tani jemi në pension. I bashkëngjitemi shkrimit të datës 29 Mars me titullin: “Nepotizmi godet bazat socialiste në Korçë dhe Devoll”, ku realiteti flet qartë dhe dukshëm në Prefekturën tonë. Kemi qenë të pranishme në të gjitha takimet dhe mitingjet e PS-së dhe z.Edi Rama, e shohim të ardhmen e tij dhe të PS-së, si dhe zgjedhjeve të 2015. Të gjitha vërejtjet dhe shqetësimet që ngrihen në këtë artikull nga militantët dhe autorët e PS-së, janë më se të vërteta. Ka akoma z.Edi, drejtoria e Degës doganore Korçë, znj E.R., e propozuar nga z. Niko Peleshi ( me rekomandim e të njohurës së tij të vjetër znj. R.N., që e ka mbesën e kunatës) është një servile e Prefektit dhe kryetarit të Bashkisë (që u zgjodh me votat tona) pa asnjë kontribut në PS të saj dhe të rrethit të saj familjar, me prirje të theksuara diktatori, që mban ende në punë znj. I.Gj. si shefe finance (ka mbaruar merceologji). Me dyqan në qendër të qytetit, me burrin ish-kryetar i Bashkisë për PD dhe që kryetari i PD, e largoi për korrupsion, kur ende nuk mbushën as vitin, z. M.C., vetëm se është e ëma e A.C., një demokrate dhe Saliste e sëmurë, ndërkohë që largon nga puna sekretaren e saj pas një eksperience shumë të gjatë dhe të suksesshme, nënë me dy fëmijë, znj. S.Tanço, vajzën e 2 socialistëve të ndershëm me shumë kontribute në PS, sidomos i ati, N.Tanço (të verifikueshme këto). Akt ky që çuditi të gjithë Korçën, që largon nga puna shoferin e saj, i cili me punën e tij mbante familjen. Njeri punëtor dhe korrekt. Merr në punë një ish të burgosur, kunatin e drejtorit të Çez-it, i cili ( shoferi) ka një vilë në mes të Korçës me dy kate lokal që punën e shtetit e ka lënë pas dore, e që nuk ka dhënë asnjë kontribut për PS. Ju pyesim, z.Edi, kështu do rilindë Shqipëria dhe Korça? Ka akoma z. Kryeministër, por për këtë radhë mjafton me kaq”. Ndërkohë, pas publikimit të lerës në datë 29 mars, ne bëmë dhe verifikimet në raportin e publikuar nga KLSH në vitin 2012, ku rezulton se, persona të përmendur në letër, drejtues në drejtoritë kryesore të qarkut të Korçës, kanë punuar në bashki kur drejtohej nga zv.Kryeministri Niko Peleshi. Këta persona, rezultojnë të jenë akuzuar për shpërdorim detyre dhe janë marrë masa me largim nga puna ose kalimi në një status më të ulët. Në raportin e KLSH-s, ndaj Z.P. Tollkuçi, ish-drejtor i Drejtorisë të të Ardhurave pranë Bashkisë, Korçë, tashmë, në krye të ISKSH, rezulton të jetë marrë ndaj tij masa “Kalimi në një detyrë të një klase më të ulët për një periudhë 1 vit”, neni 25, pika 3, germa ç”. Edhe pse KLSH  i ka lënë detyrë Bashkisë Korçë të marrë masa administrative ndaj tij për shpërdorim të detyrës, në vend që të zbatohen këto rekomandime, titullarët e bashkisë Korçë janë ngritur në detyrë. Kjo falë edhe ndikimit që ka numri dy i qeverisë, ish-kryetari i bashkisë, Niko Peleshi. Z.Peleshi i ka shpërblyer të gjithë vartësit e tij në bashki me detyra dhe pozicione të rëndësishme. Shkelësit e ligjit edhe një herë nuk ndëshkohen, por shpërblehen, ndoshta për të mbuluar aferat korruptive që kanë bërë në bashkëpunim.

Rekomandimi i KLSH-së

c) “Kalimi në një detyrë të një klase më të ulët për një periudhë 1 vit”, neni 25, pika 3, germa ç

2. Z. …… ???? me detyrë Drejtor i të Ardhurave Vendore, për shkak se:

– Ka planifikuar me rezerva dhe nuk ka rakorduar taksat nga popullata për pastrimin, pasurinë, ndriçimin, gjelbërimin dhe hapësirat publike për vitet 2008 deri 2011.

– Nuk ka ndjekur arkëtimin e taksës së tokës bujqësore për periudhën 2008 deri 2011,

– Nuk ka zbatuar procedurat ligjore ndaj debitorëve për vitin 2008 dhe 2011, për veprime të kryera në kundërshtim me kërkesat ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemimin e taksave  vendore” i ndryshuar.

(Petrika Tollkuçi, ish-Drejtori i Drejtorisë të të Ardhurave pranë Bashkisë Korçë

Rekomandimi i KLSH-së

d) Largim nga shërbimi civil” neni 25, pika 3, germa d

2. Z. … ??? me detyrë kryeinspektor i INUV.

– Për mos zbatim të kërkesave të ligjit nr. 9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”, i ndryshuar, ligjit nr. 8485, datë 12.5.1999 “Kodi i procedurës administrative të Republikës së Shqipërisë”, ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën” i ndryshuar, ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit” , VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës” i ndryshuar, dhe Udhëzimit të KM nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e ndërtimeve” i ndryshuar,

– për të meta e mangësi, në funksionimin e INUV pa hartuar e miratuar programe vjetore e mujore, në mos kthimin e përgjigjes për rreth 148 ankesave, brenda afatit ligjor të kthimit të përgjigjes prej 30 ditësh, si dhe në mos ndjekjen e arkëtimit të një pjese të gjobave të vendosura.