Naço: Reforma të fillojë nga KLD! Arvizu: Ja 6 rekomandime

71

TIRANE– Sistemi i drejtësisë ka nevojë për reformim, por KLD është institucioni kyç nga ku duhet të fillojë reforma. Këtë e ka shprehur ministri i Drejtësisë Nasip Naço në tryezën e mbledhur sot për reformën në drejtës, ku marrin pjesë edhe Ivi Kaso, përfaqësuesi ligjor i PD, dhe Gazmend Bardhi, këshilltar i grupit të PD. Sipas kreut të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nevojë për reformim të thellë dhe imediat. Ministri Naço ndërkaq ka theksuar se kjo reformë duhet të jetë gjithëpërfshirëse, ndërsa ka vlerësuar edhe rolin dhe kontributin e ndërkombëtarëve në realizimin e reformës.

Ndërsa ambasadori i SHBA në Tiranë ka dhënë 6 rekomandime për të gjithë aktorët politikë në vend, për të realizuar një reformë të suksesshme në drejtësi.

” Ka disa hapa të nevojshëm që duhen ndjekur për të pasur një reformë të suksesshme në drejtësi.
1- Merrni hapa të matur, pasi reforma gjyqësore është një maratonë, jo një vrapim shpejtësie.
2- Procesi duhet të jetë tërësor dhe gjithëpërfshirës. 
3- Udhërrëfyesi i BE duhet të shërbejë si parimi drejtues kyç. 
4- Reforma duhet të përfitojë prej konsultimeve dhe mbështetjes së gjithë aktorëve përkatës. 
5- Duhet të kërkohet imput dhe pjesëmarrje nga Komisioni i Venecias. 
6- Procesi nuk duhet të politizohet, por duhet të jetë konsekuent me nevojat e qytetarëve shqiptarë”, tha ambasadori Arvizu.

Duke u ndalur tek problematikat që shfaq sistemi gjyqësor në vend, kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori tha se duhet të bëhen jo vetëm ndryshime ligjore sa i takon sistemin të drejtësisë, por edhe kushtetuese dhe institucionale.

Më 6 tetor, Presidenti Nishani mblodhi të gjithë aktorët në një tryezë të përbashkët për reformën në drejtësi, duke vënë theksin në rëndësinë e gjithëpërfshirjes, ndërsa i kërkoi edhe minsitrit Naço të mblidhte një tryezë për këtë reformë.

Arvizu: Reforma në drejtësi një maratonë, jo një vrapim shpejtësie
Ambasadori amerikan në Shqipëri Aleksander Arvizu ka theksuar rëndësinë e realizimit të reformës në sistemin gjyqësor në vendin tonë, duke u shprehur se ky është edhe një nga prioritetet për anëtarësimin në BE. Por ndërsa vuri theksin tek gjithëpërfshirja dhe realizimi i një reforme të thellë, ambasadori Arvizu përmendi edhe 6 hapa kyçe që të gjithë aktorët politikë duhet të ndjekin për të realizuar një reformë të suksesshme në drejtësi.
 
“Reforma në gjyqësor është prioriteti kryesor për Shqipërinë. Takimi i sotëm zhvillohet mbi hovin e takimit të 6 tetorit, ku u vu theksin në realizimin e një reforme gjithëpërfshirëse në drejtësi. Reforma në gjyqësor është vetëm njëra prej kërkesave për anëtarësimin në BE. Reforma gjyqësore është një koncept i thellë dhe i gjithanshëm, dhe jo thjesht një kërkesë për anëtarësimin në BE. Ekziston pritja nga shqiptarët dhe BE që kjo reformë të projektohet për të rregulluar problemet në sistem. Është e rëndësishme që mazhoranca të vendosë tonin e duhur, për të përfshirë të gjithë aktorët. Ne e nxisim qeverinë të bashkëpunojë me BE që të ndiqet udhërrëfyesi. Ekspertiza e ndërkombëtarëve është e vlefshme në këtë drejtim.
 
Ka disa hapa të nevojshëm që duhen ndjekur për të pasur një reformë të suksesshme në drejtësi.
Merrni hapa të matur, pasi reforma gjyqësore është një maratonë, jo një vrapim shpejtësie.
Procesi duhet të jetë tërësor dhe gjithëpërfshirës. 
Udhërrëfyesi i BE duhet të shërbejë si parimi drejtues kyç. 
Reforma duhet të përfitojë prej konsultimeve dhe mbështetjes së gjithë aktorëve përkatës. 
Duhet të kërkohet imput dhe pjesëmarrje nga Komisioni i Venecias. 
Procesi nuk duhet të politizohet, por duhet të jetë konsekuent me nevojat e qytetarëve shqiptarë”, tha ambasadori Arvizu.

Ndërkaq, ambasadori amerikane, rikonfirmoi mbështetjen e SHBA për realizimin kësaj reforme dhe garantimin e shtetit ligjor, ndërsa tha se “duhet pjesëmarrje e të gjithë aktorëve për realizimin e një reforme të mirëfilltë gjyqësore”.

arvizu

Zaganjori: Gjyqësori, duhen jo vetëm ndryshime ligjore, por edhe kushtetuese e institucionale
Duke u ndalur tek problematikat që shfaq sistemi gjyqësor në vend, kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori tha se duhet të bëhen jo vetëm ndryshime ligjore sa i takon sistemin të drejtësisë, por edhe kushtetuese dhe institucionale.
 
“Ne e mbështesim reformën, pasi synon të shërojë sëmundjen që në tërësi ka sistemi i drejtësisë, dhe synon t;i japë zgjidhje konkrete në këtë sistem. Mendojmë se është shumë e rëndësishme për një shtet ku nuk funksionon siç duhet sistemi i drejtësisë. Problemet paraqiten shumë të mprehta, dhe reforma është urgjente. Reforma në drejtësi synon rritjen e pavarësisë së sistemit gjyqësor, si dhe rritjen e performancës së tij. Projekti po konkretizohet. Ka një vullnet gjithëpërfshirës për të dhënë kontributin për këtë reformë. Ka nevojë të bëhen jo vetëm ndryshime ligjore, por edhe kushtetuese dhe institucionale. Duhet të ketë reformim në KLD dhe në Gjykatën e Lartë. Duhen gjendur zgjidhje që do të reduktonin çështjet që shqyrtohen nga Gjykata e Lartë, pasi ndonëse janë shqyrtuar 900 dosje më shumë se një vit më parë, po kaq janë edhe kërkesa më shumë”, tha Zaganjori.

zaganjori