Vasili: Faleminderit PPE, që nuk bën kompromise me narkoshtetin e Ramës dhe atyre që mbyllin sytë përpara kriminalizimit të kushtetutës

282
Sigal

Nga Petrit Vasili

Faleminderit PPE garanci e palëkundur e vlerave, themeleve dhe parimeve të Europës Demokratike.

Faleminderit PPE që flet qartë për popullin shqiptar dhe jo për zuzarët e pushtetit.

Faleminderit PPE që u tregon horrave të drogës se kush janë vlerat e vërteta të demokracisë.

Faleminderit PPE, që i çjerr maskën ndryshimeve Këlliro-Kushtetutese të Ramës dhe zorrave qorre.

Faleminderit PPE që nuk bën kompromise me narkoshtetin e Ramës por u jep shembullin edhe atyre që mbyllin sytë përpara kriminalizimit të kushtetutës.

Reagimi i plotë i zëdhënësit të PPE:

“Është për të ardhur keq dhe i shoh mjaft të diskutueshme qëllimet e vërteta që partia qeverisëse e Shqipërisë prishi konsensusin e arritur ndërkombëtarisht me opozitën reale dhe dje ndryshoi në mënyrë të njëanshme kushtetutën.

Është e papranueshme për askënd që qeveria Rama, e cila dëshiron hapjen e negociatave me BE, të ndryshojë në mënyrë arbitrare kodin elektoral.

Nëse kjo qeveri dëshiron vërtet hapjen e negociatave me BE, si mund të mos pranojnë këshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë.

Grupi i PPE do të monitorojë me kujdes veprimet e ardhshme lidhur me kodin zgjedhor dhe do të nxisë me forcë që të arrihet konsensusi me opozitën brenda Këshillit Politik.

U takon partive dhe popullit shqiptar të mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre evropiane.”