KZLNDQ: Nuk pati gabime të rëndësishme proceduriale. Problem mungesa e komisionereve gra

531
Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e Demokraci të Qendrueshme (KZLNDQ) prezantoi raportin paraprak në lidhje me gjetjet e vëzhgimit të procesit të votimit të cilat pasqyrojnë situatën në të gjitha Qendrat e Votimit në mbarë vendin.
“Bazuar tek informacioni i marrë nga vëzhguesit e pavarur të KZLNDQ, nuk ka patur gabime të rëndësishme proceduriale / ose shkelje gjatë procesit në ditën e zgjedhjeve nga hapja e qendrave të zgjedhësve, procedurat e votimit dhe mbylljes së qendrave të votimit”, u shpreh Mirela Arqimandriti, drejtuese e skuadrës së KZLNDQ-së.
Ndërkohë Dhimitër Gjodede, analist pranë KZLNDQ, theksoi “KZLNDQ shpreh shqetësim në lidhje me faktin që gjatë procedurave të hapjes në 17 % të rasteve komisionerët e qendrave të votimit nuk shpërndanë kopjen e procesverbalit të vulave të sigurisë te vëzhguesit e partive politike”.
Sipas raportit, 10 % e qendrave të votimit nuk u hapën me numrin e duhur të komisionerëve.
“Në 37 % të qendrave të votimit nuk kishte gra komisionere dhe vetëm në 15 % të qendrave të votimit gratë kishin detyrën e kryetares së komisionit të qendrës së votimit.
Në 57 % të qendrave të votimit votuesit me aftësi të kufizuar nuk mundën të hidhnin votën e tyre në mënyrë të fshehtë pasi këto qendra ishin të papërshtatura për ta“, tha Erjona Mulellari, koordinatore e përgjithshme e vëzhguesve.
“Në 90 % të qendrave të votimit, partitë e mëdha Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kishin vëzhguesit e tyre, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim kishte vezhgues në 80 % të qendrave të votimit”, tha Dhimitër Gjodede.
Sipas tij, është shumë shqetësuese që në 25 % të qendrave të votimit pati votues që nuk gjetën emrin në listë
Sigal