01
Zjarri në malin e Dukatit rrezikon parku kombëtar të Llogarasë
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë malin Vastak të fshatit Dukat të Vlorës prej më shumë se 24 orë, ku deri tani janë shkrumbuar mbi 160 hektarë me bimësi të dendur, shkurre dhe pyje me pisha.Terreni i thepisur malor vështirë, mungesa e rrugëve të aksesueshme dhe mungesa e burimeve ujore në afërsi vështirësojnë punën e forcave zjarrfikëse, të cilët janë duke punuar me mjete dore si lopata, kazma dhe pompa shpine. Zjarri rrezikon të përhapet në drejtim të parkut kombëtar të Llogarasë, një zonë me rëndësi të lartë ekologjike dhe natyrore.Raportohet se vija e zjarrit është e gjatë rreth 3 deri në 4 kilometra dhe ka degëzime të shumta që mund të përhapen më tej për shkak të erës dhe terrenit të thyer malor.Krahu jugor i zjarrit, i cili ndodhet më pranë zonës së mbrojtur të Llogarasë, konsiderohet si më kritik dhe po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm.
02
Ku i ka helikopterët Pirro Vengu?
Zjarri i ndezur në malin e Dukatit duket se ka dalë tashmë tërësisht jashtë kontrollit.
Deri më tani raportohet për mbi 5 hektarë bimësi me shkurre e pisha që është shkrumbuar plotësisht, ndërsa flakët vijojnë të gllabërojnë malin duke vënë në rrezik përhapjen dhe në Parkun Kombëtar të Llogarasë.
Terreni i thepisur ua vështirëson punën forcave zjarrfikëse për të ndërhyrë në kohë, teksa sipas pamjeve të siguruara së fundmi, pjesa më e madhe e malit ndodhet në flakë. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e helikopterëve si një mundësi më shumë për të vendosur në kontroll flakët, por deri më tani një masë e tillë nuk është marrë.
“Mali i Dukatit i përfshirë në flakë, nuk duket as edhe një helikopter,” shkruan një qytetar.




















