Kryeministri maqedonas Zaev: Rama do të na japë një port në Durrës

532
Sigal

Shqipëria do t’i japë Maqedonisë port në Durrës të cilin do ta shfrytëzojnë kompanitë nga Maqedonia për shkëmbim tregtar, ndërsa në të do të valojë edhe flamuri i Maqedonisë. Kështu deklaroi kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, i cili tha se ia ka premtuar homologu i tij shqiptar, Edi Rama. “Ja për shembull me kryeministrin e Shqipërisë kemi të garantuar se do të na japin një port në Durrës ku do të valojë flamuri maqedonas dhe do të jetë pikërisht në shërbim të odave tona dhe konkurrenca e tillë mund të ndikojë gjithsesi që të përmirësohen kushtet dhe shërbimet që portet i ofrojnë për kompanitë e Maqedonisë. Një nga çështjet që lidhemi kështu me Bullgarinë është që të kemi alternativën e tretë, përmes Detit të Zi dhe besoj se kjo do të ndikojë shumë në konkurrencën e çmimeve, ofrimin e kushteve më të mira për shfrytëzimin e porteve”, tha Zaev. Kryeministri i Maqedonisë tha se përfitues më të mëdhenj nga marrëveshja me Greqinë dhe ajo me Bullgarinë do të jenë afaristët dhe qytetarët. Efektet e para sipas tij janë ndjerë që tani kur integrimet janë vetëm në fazë të paralajmërimit.