Petrit Vasili: Në bursë çmimet e ushqimeve bien, Bordi i Hajdutëve vazhdon vjedhjen

131
Sigal

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar pasi çmimet e ushqimeve të shportës bien në bursë ndërsa Bordi i vjedhësve në vendin tonë nuk e reflektojnë këtë ulje.

Vasili është shprehur se: ‘Megjithëse çmimet e disa artikujve, qe janë baza e ushqimit te mbijetesës për qindra e qindra mijëra shqiptare, Bordi i Qeverise vetëm vjedh se bashku me oligarkët dhe nuk i lëviz çmimet shume te larta, duke mbushur poshtërsisht arkën e qeverise dhe thesin e oligarkëve’.

Që prej disa muaj çmimet në vendin tonë kanë pësuar një rritje të frikshme e cila në krahasim më rrogat janë rreth 3-fishi në krahasim me situatë në  vendet e rajoni.

Statusi i Vasilit:

Çmimet e vajit, sheqerit orizit bien ne Burse Bordi i Hajduteve vazhdon vjedhjen e popullit!

Megjithëse çmimet e disa artikujve, qe janë baza e ushqimit te mbijetesës për qindra e qindra mijëra shqiptare, Bordi i Qeverise vetëm vjedh se bashku me oligarkët dhe nuk i lëviz çmimet shume te larta, duke mbushur poshtërsisht arkën e qeverise dhe thesin e oligarkëve

Po te njjtën gjë bën Bordi i Vjedhësve te Qeverise edhe çmimin e naftës e cila është shume me e larte se Maqedoni,Mal i Zi etj.

Këta vjedhës te pamëshirshëm meritojnë çdo dënim dhe burgu është me i pakti, sepse po bëjnë pazar te ndyre edhe me bukën e gojës te mijëra shqiptareve te varfër.

SPAK vepro , ky Bord i Vjedhësve te qeverise meriton i gjithi te jete pas hekurave një orë e më parë.

SPAK ja ku i ke faktet sa një mal, mos u bej ortak me vjedhjen me mosveprimet e tua.