Kryebashkiaku Veliaj viziton Prishtinën, takime me zyrtarë të lartë

417
Sigal

Gazeta Telegraf/

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion
Veliaj, do të zhvillojë në datat 13-15 shtator një vizitë zyrtare dyditore në
Prishtinë, ku edhe do të takohet me disa nga drejtuesit dhe personalitetet më
të larta të politikës së Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, takimin e parë,
kryebashkiaku Veliaj do ta zhvillojë nesër në orën 15.00 me homologun e tij,
Shpend Ahmeti, në Komunën e Prishtinës. Tema kryesore e diskutimeve mes
kryebashkiakëve të Tiranës dhe Prishtinës do të jetë shkëmbimi i praktikave më
të mira mes këshilltarëve bashkiakë, Unioni i Bashkimit Shqiptar në rajon dhe
zhvillimi urban i qyteteve. Në datën 14 shtator, kryebashkiaku i Tiranës do të
zhvillojë një takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.
Mandej, Veliaj do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver
Hoxhaj, dhe liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Takimet do të vijojnë në datën 15 shtator me takimin mes kryebashkiakut Veliaj
dhe Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe do të mbyllen me
takimin me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.