Djali i Mirela Kumbaros, i punësuar te drejtoria e Ilir Beqaj; u largua kur SPAK nisi hetimin

Gjatë periudhës nëntor 2021 – qershor 2022, kur ishte ende student në vitin e dytë të ciklit bachelor te “Universiteti Leiden” në Holandë, djali i ministres Kumbaro, ka qenë i punësuar në Ambasadën e Shqipërisë në Holandë, si pjesë e stafit mbështetës, me detyrë këshilltar për sigurinë e diplomacinë globale dhe në muajin korrik 2023 u emërua Shef Sektori i Kontaktit për Donatorët e Huaj, te Agjencia Shtetërore që drejtohej nga Ilir Beqaj. Rasti i djalit të Ministres së Turizëm – Mjedisit, Kumbaro, vërteton faktin, se dyert e punësimit në zyrat e pushtetit, janë të hapura vetëm për familjarët e qeveritarëve…

Rasti i djalit të Ministres së Turizëm- Mjedisit, Mirela Kumbaro, vërteton faktin, se së pari, dyert e punësimit në zyrat e pushtetit, janë të hapura vetëm për familjarët e qeveritarëve, madje me preferenca përzgjedhëse personale, në institucione e shërbime diplomatike sipas dëshirës.

Sigal

Tom Furxhi, djali i ministres Mirela Kumbaro- Furxhi, në muajin korrik 2023 u emërua Shef Sektori i Kontaktit për Donatorët e Huaj, te Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës që drejtohej nga Ilir Beqaj.

Ai u emërua me dosje false, sikur ishte shpallur fitues në konkursin e përzgjedhjes së të rinjve të diplomuar jashtë vendit që rikthehen për të kontribuar në Shqipëri; pra, brenda qeverisë, ku prej 11 vitesh “kontribuon” me licenca, tenderë, ankande, koncesione e vjedhje edhe e ëma, ministre.

Në këtë detyrë, punët e Tomit të Kumbaros, u lidhën me tenderët që bënte Ilir Beqaj me fondet e BE, të cilat i çonte te restoranti i tij, madje dhe me tenderë paralel e fiktivë, që bënte Mirela në emër të Ministrisë së Turizmit, në bashkëveprim me Ilir Beqajn.

Por pas 2 muajsh në detyrë, djali i Mirela Kumbaros u largua, ngaqë SPAK nisi hetimin te Agjencia e Ilir Beqajt, ku zbuloi vjedhje fondesh me tenderë e fatura false nëpërmjet restorantit të tij, një ndër to dhe vjedhja e 450 mijë Eurove nga ministrja Kumbaro.

Për të evituar pasojën penale të ndonjë firme të hedhur, Tom Furxhiut iu bënë letrat sikur ishte i punësuar “Praktikant Veror”, kur Agjencia Shtetërore e Programimit dhe Koordinimit të Ndihmës, nuk është as hotel, as parukeri, por institucion me strukturë e funksione administrative.

Brenda 24 orëve nga largimi prej asaj detyre, më 1 shtator 2023, e ëma, Mirela Kumbaro e dërgoi të birin, si stazhier të qeverisë shqiptare, specialist marrëdhëniesh ndërkombëtare, për siguri evropiane dhe diplomaci, te qendra “GLOBSEC” në Bruksel, institucion kërkimor global me zyra dhe në Bratislavë, Kiev, Vjenë e Uashington, ku qëndroi deri në muajin dhjetor 2023.

Bën përshtypje, fakti që gjatë periudhës nëntor 2021-qershor 2022, kur ishte ende student në vitin e dytë të ciklit bachelor te “Universiteti Leiden” në Holandë, djali i ministres Kumbaro, ka qenë i punësuar në Ambasadën e Shqipërisë në Holandë, si pjesë e stafit mbështetës, me detyrë këshilltar për sigurinë e diplomacinë globale.

Madje paralelisht me detyrën në Ambasadën e Shqipërisë në Holandë, në 7 muajt shkurt-shtator 2022, Tom Furxhi ka qenë dhe pjesë e Ekipit të Mbrojtjes te dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës për Kosovën, ndërsa prej muajt janar 2024, thuhet se është rikthyer me punë te Ambasada e Shqipërisë në Holandë./Pamfleti