Presidenti Ilir Meta nga Korça: Mirënjohje mësuesve që punojnë në kohë pandemie

88
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar këtë të diel në Korçë, me rastin e “7 Marsit”, një ceremoni vlerësimi për figurën e mësuesit.

Në fjalën e tij, Meta nuk i kurseu vlerësimet e larta për këtë profesion, ndërsa theksoi se roli dhe figura e mësuesit janë themelore, sidomos në këtë periudhë tejet të vështirë pandemike.

Kreu i shtetit tha po ashtu se të gjithë mësuesit, veçanërisht ata të zonave urale, meritojnë mbështetje akoma më të madhe, sa i takon pajisjeve të domosdoshme teknologjike për mësimdhënien online.

“Për mua ishte një detyrim që sot të isha pikërisht këtu, në Korçë, në djepin e rilindjes sonë kombëtare të arsimit dhe kulturës. Ne sot kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm Pandeli Sotirin, Jeronim De Radën, Pashko Vason, Gjergj Fishtën, e shumë personalitete të tjera, që me vizionin e tyre, por dhe sakrificat e tyre, na dhanë gjuhën shqipe dhe arsimin tonë. Jemi sot t’iu shprehim mirënjohjen e thellë të gjithë mësuesve, edukatorëve, që punojnë sot edhe pse në kushte të vështira, për të pasur një të ardhme më të ndritur.

Kujtojmë plejadën e mësuesve në pension, që ja kushtuan jetën e tyre të ardhmes së ndritur të brezit të ri. Roli dhe figura e mësuesit janë themelore dhe këtë e them edhe si fëmijë i dy prindërve. Shpreh sot mirënjohjen e thellë për të gjithë mësuesit. Të gjithë mësuesit tanë, sidomos ata në zonat rurale, meritojnë një mbështetje akoma më të madhe, sa i takon infrastrukturës digjitale. Duhet të bëjmë më shumë që rinia jonë, e edukuar më së miri nga mësuesit tanë, ta ndërtojë këtu të ardhmen”, – u shpreh Meta.