‘Dyert e blinduara ishin gabim’/ Mziu: Të mblidhemi dhe të mendojmë për bashkimin e PD-së

152
Sigal

Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka komentuar zhvillimet e fundit në PD, duke theksuar se dyert e blinduara dhe dhuna nuk duhet të kishin ndodhur në selinë e demokratëve.

I ftuar në një emision, Mziu tha se tani është koha që PD të bashkohet dhe të luftojë kundër rilindjes në pushtet, e cila sipas tij u ka vështirësuar jetën shqiptarëve.

Mziu: Dyert e blinduara duhet të kishim reaguar me kohë, sepse dyert e parlamentit dhe kryeministrisë vazhdojnë të jenë akoma të blinduar. Vendimet e gjykatave janë ato ku ndahen dy palë apo tre palë, është gjykata ajo që vendos. Nuk ishte shprehur gjykata, nuk duheshin përdorur as dyert e blinduara, as sëpata. Gjykata duhet t’i jepte zgjidhje këtij problemi. Veç gjykatës subjekti PD është një parti që ju ka dhënë frymë shqiptarëve, nuk dua as unë as kolegët e mi, ta kthejmë as këtë studio as një studio tjetër në debat, por për tu bashkuar.

Kam qenë në mbledhjen e kryesisë së PD në 8 janar. Aty ku ne hëngrëm gaz më shumë se këta që ishin në protestë.

Në dallim nga kolegët e mi që i përkisnin foltores, apo PD-së, që nga 9 shtatori deri më sot nuk kam bërë asnjë lloj debati, pas fyerje, sepse unë PD-në e shoh si një gjë shumë të madhe. Çdo subjekt politik, por veçanërisht PD është një subjekt politik, e cila mund të rrëzojë këtë qeveri dhe nuk ka luksin për tu marrë në betejë me njëra-tjetrën, çdo person brenda PD-së është të gjejë formulën e basyhkimit, ku askush mos ngelet jashtë PD-së. PD aktualisht edhe para se të ishte e ndarë ishte në minorancë në raport me mazhorancën, prandaj duhet të dalim edhe përtej gardhit të PD-së që të mundim këtë të keqe politike.