Akademia Oscars dënon shpullën e Will Smith, nis shqyrtimin e incidentit

155
Sigal

Akademia e Filmit Oscars ka thënë se “dënon” shuplakën që aktori Will Smith dha ndaj komedianit Chris Rock në ceremoni dhe ka nisur një rishikim zyrtar të incidentit.

Në deklaratën e saj thuhet se do të analizohen veprimet dhe pasojat, në përputhje me ligjin e Kalifornisë dhe standardet e Akademisë për sjellje.

Smith u ngjit në skenë dhe goditi Rock në fytyrë pasi komiku bëri shaka pa kripe me gruan e aktorit, Jada Pinkett Smith.

Ai u tall me rënien e saj të flokëve për shkak të sëmundjes së alopecisë, ndaj edhe është detyruar që ta rruajë kokën.

Incidenti mori vemendje me te madhe sesa vetë ceremonia.