Vasili: Karantina u zbatua vetëm në Kinë. Rama po kufizon lëvizjet

370
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, thotë se kemi përballë një qeverisje që është e paditur dhe arrogante.

”Qeveria filloi të vepronte vetëm pasi pandemia ishte fakt i kryer. Kam propozuar masa të mbylljes së kufijve që në fillim, të ngjashme me ato të SARS-it”.

Nga ana tjetër ai thekson se në Shqipëri nuk është vendosur karantina por vetëm kufizimi i lëvizjes.

”Kjo nuk është karantinë, kjo është kufizim lëvizje. Karantina u zbatua vetëm në Kinë. E gjitha Evropa dhe SHBA siguruan shërbimet bazë, ndërsa Shqipëria e ka ndihmuar me veprimet e saj koronavirusin duke i grumbulluar njerëzit. Këtë e bën vendosja e orareve. Ne sot kemi rezultat kokëfortë sepse përqindjet e vdekshmërisë shkojnë te 6%”.