Presidenti Meta takon Sali Shijakun: Biseduam për trimërinë e Vojo Kushit

319
Sigal

Presidenti Ilir Meta është pritur krahëhapur nga artisti i madh Sali Shijaku, në shtëpinë ikonike të piktorit të shquar. Meta e ka përshkruar me përshtypje të thella, takimin që pati me Shijakun në një ambient ku mbizotëronte lavdia dhe madhështia e heronjve të kombit.

“Një mbrëmje mbresëlënëse në shtëpinë e Nderit të Kombit, artistit tonë të mirënjohur, ikonë e artit pamor shqiptar, Sali Shijaku, në Kodrën e Kuqe ku është derdhur shumë gjak për çlirimin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, – shkroi Meta në rrjetet sociale

“Si dëshmitar i gjallë i betejës së lavdishme të Kodrës së Kuqe, ku ranë heroikisht Vojo Kushi, Xhoxhi Martini e Sadik Stavileci, piktori ynë i madh krijoi një kryevepër që sjell përherë të freskët e të paharruar në memorien kombëtare këtë ngjarje të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, – shtoi Presidenti. – Biseduam gjatë rreth asaj nate të 7 tetorit 1942 e në veçanti për trimërinë e Vojo Kushit që tmerroi okupatorët, të skalitur në memorien e Sali Shijakut e popullit të Tiranës, për të qenë përherë frymëzuese në betejat kundër armiqve të çdo epoke të Shqipërisë.

Mbi oxhakun e shtëpisë së tij qëndron madhështore edhe një tjetër kryevepër e punuar nga vetë Sali Shijaku, Heroi i Lirisë Kombëtare, Mic Sokoli.

I urova jetë të gjatë dhe krijimtari të re!” përfundon mesazhi i Presidentit.