Kuvendi miraton sot Projektbuxhetin 2021 dhe pagat e KQZ-së

336
Sigal

Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë në parim Projektbuxhetin e vitit 2021, si dhe do të aprovojë pagat e personelit të KQZ-së. Në seancën që po vazhdon ka nisur diskutimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2021”. Në pikën e katërt të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Relatori i projektbuxhetit është deputeti Anastas Angjeli, ndërsa komisioni përgjegjës është ai për Ekonominë dhe Financat. Gjithashtu janë planifikuar për dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, komisioni për Integrimin Europian, komisioni për Politikën e Jashtme, komisioni për Veprimtaritë prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, komisioni për Sigurinë Kombëtare, komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, ka si relator Bashkim Finon.