Rajna Kovaçi: Rrugëtimi i gjatë i Zonjave për Barazi dhe Drejtësi në Antikitet dhe Mesjetë

576
Sigal

Egjipti i lashtë ishte gjithashtu i njohur për sundimtaret e saj femra që ishin po aq autoritare sa burrat.

Në territoret e Ilirisë antike ne shohim fuqinë dhe ndikimin e grave përmes imazhit të mbretëreshës Olimpia

Që në lashtësi, e deri sot, ne jemi dëshmitare të luftës së vazhdueshme të zonjave për barazi gjinore. Në çdo fazë të  historisë duket qartë se një nga tiparet kryesore të luftës së zonjave ishte pabarazia gjinore. Për zonjat në lashtësi, u krijua një “ligj i pashkruar” sipas disa filozofëve karakteristika e përbashkët  e seksit femëror ishte varësia nga autoriteti mashkullor, konsideroheshin qenie riprodhuese, dhe nuk gëzonin të drejtën për arsim, të drejtën e pronës etj. Në krahasim me gratë greke, gratë ilire, ishin më të lira dhe kishin të drejtën e trashëgimisë madje edhe të arsimimit. Historia jonë ka njohur gra që shkuan kundër rrymave e normave sociale dhe  vërtetuan se gratë ishin jo vetëm makinë riprodhimi, e kanë vërtetuar se kanë qenë sundimtare, diplomate, politikane të fuqishme, luftëtare trime dhe të suksesshme. Mbretëreshën Teuta e Ilirisë, Olimpia-nëna e Aleksandrit të madh, Kleopatra unikale mbretëresha e Egjiptit, e të Epirit, Donika krahu i djathtë i Gjergj Kastriotit, Mamica trime, Rugina Balsha, Helena Topia etj. Pas pushtimit osman që shkaktoi zhvendosjen e popullatës shqiptare drejt brigjeve jugore të Italisë, pranë detit Adriatik. Pjesa më e shquar dhe fisnike shqiptare vazhduan veprimtarinë artistike, shkencore si Elena Lukrecia Peshkëpia, shkencëtarja e parë grua, krijuesja, shkrimtarja-arbëresha Maria Antonia Braile, piktorja e parë dhe më e famshmja e kohës Eleni Bukura Altamura, arvanitësja-Laskarina Bubulina. Gruaja tregoi se nuk i mungonin aftësitë për të bërë poezi, art. E gjithë kjo është përcaktuar shumë mirë në zhvillimin e proceseve historike dhe na jep një panoramë që një grua si person mund të merret në mënyrë të barabartë me të gjitha sfidat e jetës.

Kur bëhet fjalë për pozicionin e grave në antikitet, është e rëndësishme të theksohet se nga poetet e para të njohura, ishte Enhedouana, vajza e Sargonit të njohur nga Akad (rreth viti 2279 p. K. Ajo ishte nga gratë e para në histori që njihet si kryepriftëreshë në tempullin e perëndisë së hënës Nana në qytetin- shtet Ur. Ajo ishte gruaja e parë që mbante titullin En – një pozicion i lartë priftëreshë, ajo luajti një rol të rëndësishëm në politikë. Është mahnitëse ajo që thuhet për të. Pjesa më e madhe vjen nga veprat që ajo la. Të dhëna të tjera vijnë nga zbulimet e gjetura me emrin e saj dhe pllaka prej alabastre mbi të cilin është gdhendur fytyra e saj. Enhedouana la 42 himne. Ja kushtonte tempujve të Sumer dhe Akad. Kopjet e veprave të Enheduana, vijnë qindra vjet pas vdekjes së saj, të gjetura në Nipur dhe Ur, bashkë me mbishkrimet, me  vlerë të madhe.

Padyshim, Enhedouana-s iu besua një post i rëndësishëm, dhe ndikimi i saj ishte i madh. Mbretëria

Akadian, u trondit nga rebelimet. Një nga përgjegjësitë e Enhedouana në rajonin e Sumerit ishte feja, në këtë mënyrë mbante nën kontroll popullsinë e zonave. Enhedouana mbajti pozicionin e saj gjatë sundimit të vëllait të saj Rimushit, dhe ndoshta gjatë sundimit të Naram-Sin.

Ndikimi i saj ishte i madh, Mbretëria Akkadian, u trondit nga rebelimet.Veprat e saj ishin të mrekullueshme. Përveç  bukurisë, aftësive dhe dëshirës për të shkruar e kompozuar, veprat e saj patën ndikim të madh në sintezën e besimeve Sumeriane dhe Akkadiane, me qëllim sigurimin e unitetit politik të mbretërisë përmes fesë. Për më tepër, kompozimet e saj mbetën një model për lutjet, të  cilat përmes babilonasve ndikuan dhe frymëzuan lutjet dhe psalmet e Biblës Hebraike dhe himnet Homerike të Helladës.

Egjipti i lashtë ishte gjithashtu i njohur për sundimtaret e saj femra që ishin po aq autoritare sa burrat.

Bëhet fjalë për Hatshepsut, vajza e mbretit Tutmos I dhe mbretëreshës Ahmes. Pas vdekjes së babait të saj, në moshën 12 vjeç u bë mbretëresha e Egjiptit, e u martua me gjysmë vëllain e saj Tutmos II. Pas vdekjes së tij, rreth vitit 1492 p.K. djali pasoi fronin (ai ishte gjithashtu biri i një gruaje tjetër, dhe me Hatshepsut ata patën një vajzë, Nefereure), dhe Hatshepsut mori rolin e regjentes. Në më pak se 7 vjet, Hatshepsut u bë bashkë-udhëheqëse e Egjiptit, së bashku me Tutmosin e II.Gjatë asaj kohe, ajo luftoi për të mbrojtur prejardhjen e të atit. Ajo krijoi projekte arkitekturore-Kompleksin e Tempullit Deir el Bahri – u ndërtuan në kohën e saj. Për më tepër, ajo ndërtoi rrugët tregëtare, dërgoi ekspedita në Punta (Eritrea e sotme) – një rajon i pasur me ar, fildish. Koha e mbretërimit të saj njihet si periudhë paqësore. Shumica e shfaqjeve të artit, bëheshin me kërkesën e saj, Hatshepsut u portretizua si një faraon mashkull, por në fakt ajo ishte grua Vdiq rreth vitit 1458.p.K.dhe u varros në Luginën e Mbretërve.Pa folur për të madhërishmen Kleopatra… Safo, poetesha më e rëndësishme e periudhës antike Greke, supozohet se ishte lindur rreth vitit 630 p.K. në ishullin Lesbos në Detin Egje. Ajo njhej për poezinë e saj lirike me tema dashurie-erotike për të dy gjinitë. Fatkeqësisht, vepra e saj ruhet vetëm në fragmente. Alexandrianët e mësuar të periudhës helenike e vlerësuan atë si një nga nëntë poetet më të rëndësishme që kanë ekzistuar. Njihet pak jeta e saj personale. Mendohet  se vinte nga një familje e pasur dhe kishte tre vëllezër, pati  një vajzë të quajtur Clace. Disa burime përmendin se rreth 600 p.K. u dëbua në Siçili si rezultat i trazirave politike që përfshin familja e saj. Vdekja e saj është përcaktuar rreth vitit 570 . Sipas një legjende, shkoi në ishullin Lefkadia kur vrau veten e pikëlluar duke u hedhur në det e mbështjellë me qilim, për shkak të dashurisë së madhe për  marinarin Faon.

Në territoret e Ilirisë antike ne shohim fuqinë dhe ndikimin e grave përmes imazhit të mbretëreshës Olimpia (rreth 375-316 para Krishtit). Ajo ishte e bija e mbretit Epir Neoptlem I, gruaja e Filipit II dhe nëna e Aleksandrit të madh III. Shtëpia mbretërore nga e cila lindi Olimpia u quajt Ajakidi. Sipas legjendës, Ajaku ishte djali i Aegina, bija e perëndisë së lumit Asop dhe Zeusit; ai sundoi në Aegina, ishte gjyshi i Akilit dhe stërgjyshi i Neoptolemit, i cili u kthye në tokën e Molos pas kthimit të tij nga Troja. Olimpia u martua me Filipin II. Në  ishullin Samothrace gjatë festës së perëndive të mëdha. Sipas Plutarkut, martesa e Olimpias ishte thjesht dashuri, me prejardhje dinasto-politike. Olimpia si një mbretëreshë ilire luajti rol të rëndësishëm në shoqëri dhe politikë, si në çështjet administrativo-ushtarake dhe diplomatike. Në mungesë të birit, Aleksandrit të madh, ajo kreu detyrën e “zëvëndëses” së mbretit.

Në antikitet gratë  nuk ishin vetëm sundimtare dhe poete, ato dëshironin të bënin shkencë, dhe këtë fakt e provon Hipatia Alexandria. Ajo vlerësohej si filozofe, astronome, nga matematikanet më të rëndësishme të antikitetit të vonë. Ajo lindi rreth vitit 355p.K si vajza e Theonit të Aleksandrisë, anëtari i fundit i Muzeut të lashtë Aleksandrin.Obsesioni i saj ishte të zbatonte rregulla matematikore për të shpjeguar lëvizjen e trupave qiellorë, për fat të keq asnjë nga veprat e saj nuk ka mbijetuar. Si një filozofe neo-platoniste që drejtoi një jetë me parime të rrepta për pastërtinë shpirtërore, fizike dhe virgjërinë. Për shkak të biznesit dhe reflektimit të saj, ajo ishte në shënjestër të vrasësve të krishterë dhe hebrenj. E vranë në Aleksandri në vitin 415 në rrugë.

Mbretëresha Teuta ishte mbretëresha e një prej fiseve më të fuqishme ilire, e njohur për betejat e saj kundër romakëve. Ilirët u përhapën në të gjithë territorin e Malit të Zi të sotëm të Shqipërisë së veriut me një kryeqytet në qytetin Risan, Risani i sotëm në Gjirin e Kotorrit. Në vitin 231 p.K. Teuta sundoi në fronin e Agronit. Rregullimi i hershëm i Teutës pasohet nga zgjerimi i madh territorial për ardianët, të cilët nën udhëheqjen e saj pushtuan qytetet e Dirachion (Durrësi i sotëm), Fojnica dhe ishulli i Korfuzit. Ajo mbështeti në mënyrë aktive fiset ilire. Luftoi dhe doli fitimtare kundër helenëve dhe romakëve, duke bërë që ajo të përleshej me romakët në 229 p.K.Lufta e Parë Romano-Ilire. Nën presionin e fuqisë ushtarake romake, Teuta luftoi si trimëreshë dhe luftëtare e paepur, stratege e rrallë. U dorëzua në 227 p.K, dhe mbretëria e saj u zvogëlua në afërsi të Shkodrës, me qëndrim vasal ndaj Romës. Pjesa tjetër e jetës së Teutës nuk dihet. Mbretëresha u tërhoq nga pushteti mbreteror dhe në krye qëndroi  Dh.Fari. Për atë kohë që qëndroi ishte në krye udhëhoqi dhe komandoi, luajti rol te rendesishem historik ne bashkimin dhe konsolidimin politiko-shteteror të shtetit të saj, ndikoi ne perparimin ekonomiko-kulturoro-ushtarak ne forcimin e Ilirisë.

Arena e lashtë Romake nuk ishte vetëm fushë-betejë e burrave. Sipas hulumtimeve të fundit arkeologjike, edhe gratë kanë marrë pjesë në lojëra ku mbijetuan ose vdiqën si luftëtare për argëtimin e klasës së lartë të shoqërisë romake. Gratë dhe burrat gladiatorë dyluftuan duke bërë një nga mrekullitë më të pëlqyera të traditës së lashtë Romake. Do ju tregoj për heroinën legjendare, Belona Akili (Akili).Ulind në Pergamum (në provincën romake të Azisë), e bija e admininistratorit të Pergamonit. Historia e jetës, rënimi i saj, filloi me mbretërimin e Marco Aurelius “I mençuri” Në vitin 162p.K. filloi jeta e saj e vështirë. Ishte 20 vjeç, dallohej nga bashkëmoshatarët nga statusi fisnik, ishte me karakter mahnitës dhe natyrë kureshtare, me bukuri të rrallë. Në moshën 17 vjeç, ajo ndoqi shkollën Pergamon Ludum,bënte stërvitje dhe luftime gladiatoriale. Në adoleshencë, ajo nuk ishte e vetmja me status të lartë që admironte gladiatorët dhe guximin e tyre. Dihet që gratë romake me reputacion të lartë ishin mysafirë të shpeshta në arena, dhe shpesh kishin  të dashur gladiatorë. Ndërsa babai i saj mungonte për shkak të detyrave administrative, Belona praktikonte fshehurazi ushtrimet e gladiatorëve,e ndihmuar nga ish gladiatori Adabalaro. Ndërkohë Bellona takohej me Claudius Galenus,që ishte mjek i gladiatorëve (më vonë  ai u bë mjeku i Perandorit Aurelius). Galeni ishte 30 vjeç dhe ra në dashuri me të. Të dy ishin ambiciozë, ky u bë mjeku i gladiatoreve femra, studjoi anatominë dhe trupin e femrës.

 Thashethemet  filluan të përhapen se kishte një gladiatore femër që frikësohej nga gladiatorët, kështu qyteti i Pergamum u bë interesant prej këtij informacioni. Sigurisht, xhelozia e grave, vajzave nga zonat me profil lokal u rrit, dhe interesimi për të filloi të rritej. Një grua e re e quajtur Panthea, vizitoi arenën, por nuk ishte mike e tyre. Shkalla e xhelozisë u bë aq e madhe sa Panthea sulmoi Belonën. Filloi një betejë mes tyre që  tërhoqi vëmendjen e gladiatorëve, që ishin të parët që dëshmonin në një dyluftim femrash. Megjithëse Belona doli fitimtare, kotësia e Pantheas nuk ndali, shpifjet e saj  bën që Belona t’i shërbente tërë jetën si ndëshkim në arenë për  të argëtuar masat.

Megjithatë kjo gjë zgjati shumë.Fajtori kryesor, por dhe shpëtimtari, ishte gruaja e Marcus Aurelius. Simpatizante e betejave arenave gladiatoriale, ndiqte të gjitha betejat gladiatoriale.Ndërsa Bellona ishte 5 vjet burg, u zhvillua një ndeshje gladiatoriale mes saj dhe një femre-Anahita. Lufta ishte rraskapitëse dhe e tensionuar, dhe Bellona fitoi. Por në fund pati një ngjarje interesante. Bellona ishte çarmatosur, në këtë betejë gladiatoriale, ajo ishte në pritje të një sinjali të statusit më të lartë të pranishëm në arenë, qoftë për ta vrarë apo falur. Faustina e pranoj faljen. Ajo urdhëroi që të regjistroheshin emrat e dy heroinave, dhe Bellona u fal për dënimin që kishte. Pas 5 vjetësh shërbimi gladiatorial, heroina jonë u bë truproja dhe shoqëruesja e perandoreshës Faustina.

Livia Drusilla (58 para Krishtit-29 pas Krishtit), e njohur si Julia Augusta pasi ishte birësuar nga familja e Julianit, ishte gruaja e Perandorit Romak Octavian. Ishte  nga gratë që ka një vend të spikatur në histori duke jetuar nën hijen e një burri të shquar. Ajo gëzonte statusin e këshilltarit të privilegjuar të burrit të saj, ndikonte shumë në vendimet e tij, rol që ishte i pazakontë në një shoqëri që mbizotërohej nga meshkujt. Livia ishte mishërimi i gruas romake të ndershme, besnike, nënë e  përkushtuar, familjare. Ajo s’kishte bizhuteri të tepërta dhe veshje luksoze. Ishte  grua me reputacion të shkëlqyer në jetën publike. Sidoqoftë, prapa skenave hasim një person krejtësisht të ndryshëm me këtë të matronit romak. Dëshmitë  treguan se Livia ishte grua manipuluese, vetëm për të siguruar të ardhmen e të birit si pasardhësi Augustit. Ajo eleminoi kundërshtarët e tij një e nga një. Nëse gjithçka që i atribuohej asaj ishte e vërtetë. Ishte shembull i një gruaje që ndikonte në oborrin perandorak Romak, edhe përmes gjykatës.

Thellë në nëntokën e Londrës, shtresa e karburantit mbeti një dëshmitare e heshtur nga britmat e Icenes së nënshtruar; zjarri që la plagë të thella në historinë Romake të përfaqësuar nga imazhi i heroinës – luftëtares Budika (Celtic. boudā – fitore) .Vdekja e Prasutag, mbreti Celts, shënoi fillimin e luftërave romake në Britani, të cilat jo vetëm që e çuan atë në Britani. me ish mbretin por ai u  hakmor, përdhunoi, vrau plackiti, kështu që ky procesion i turpshëm nuk anashkaloi as vajzat e Budikës. Më në fund, zemërimi dhe revolta e saj coj në një kryengritje ajo thoshte: «Unë luftoj si një njeri i zakonshëm për lirinë time të humbur. Konsideroni vetëm sa prej jush po luftojnë. Atëherë do të fitoni betejën, ose do ta humbni. Kjo është që unë, gruaja, do të bëj!Lërini burrat të jetojnë në skllavëri nëse dëshirojnë.”Forcat e kombinuara të Icenes dhe Trinovents shkatërruan Camunodolum dhe vazhduan ti urrejnë, duke shkatërruar Londrën dhe Verulium. Neroni madje mendoi të tërhiqte trupat nga Britania. E konsideroi vdekje të denjë, Budika i dha fund jetës së saj (ka gjasa u helmua), por ajo që la pas ishte sinonimi i guximit dhe mosbindjes.

Kur mendojmë për jetën e Mesjetës, përfshirë marrëdhëniet e burrit dhe gruas, njerëzit mendojnë se gratë nuk kishin lirinë e shprehjes. Por ka një numër shembujsh të grave me ndikim dëshmojnë të kundërtën. Në 1066, u pushtua Anglia. Pasi e pushtoi, Duka Ëilliam II donte që trupat të njihnin vendin e ri dhe mënyra më e mirë ishte lidhja e krushqive me popullsinë vendase. Këtu gjejmë historinë e Kristinës së Markjatit. Në fillim e pagëzuan Theodora, ajo i përkiste një familje të pasur tregtare. Në  fëmijëri,  pretendonte se fliste me Zotin dhe besimi i saj fetar u thellua gjatë viteve të adoleshencës. Ajo i tërhoqi vëmendjen e Peshkopit Ranulf Flanbard, ai dëshironte ajo të ishte shoqëruesja i tij seksuale. Christina e kundërshtoi, në zemërim e sipër, vendosi të martohej me një fisnike normane, e quajtur Beothred. Ajo vazhdoi të rezistonte. Por prindët vendosën ndryshe. I mbyllën të dy në një dhomë duke shpresuar se Theodora do t’i jepej Beothredit. Ajo e entuziazmonte me biseda të ndryshme fetare.Prindët e saj filluan ta shantazhonin dhe madje përfundimisht urdhëruan Beothredin të hynte në dhomë dhe ta përdhunonte. Atë  natë, Theodora doli nga dritarja dhe u fsheh në kishë, ku u betua për pafajësi. Kjo histori ka fund të lumtur. Theodora, më vonë u quajt Christina, ruajti statusin e një gruaje të shenjtë, por më pas qepte këpucë rroba për papën.

Në lindje të Bizantit, jetonte Anna Komnena, e bija e Perandorit Alexei I Komnen. Në rininë e saj studjoi letërsi, filozofi, histori dhe gjeografi. U martua me Nicephorus Brienne dhe u përpoq të bëhej pjesë e një intrige, që të merrte fronin për burrin e saj, për tu bëre perandor. Intriga dështoi.  Më vonë u detyrua të hiqte dorë nga pronat e saj. Përfundimisht u tërhoq dhe jetoi në një manastir. Por historia e saj nuk mbaroi këtu. Duke jetuar në manastir, ajo shkruajti veprën “Alexiad”,e cila u konsiderua nga më të mirat e letërsisë së historisë bizante. Anna shkruajti për lidhjet politike të babait të saj dhe luftërat me perëndimin. Ajo përshkruante armët, taktikat dhe betejat. Shkrimet mbi Kryqëzatën e Parë kanë rëndësi për historinë e periudhës, dhe për faktin se Aleksandria ishte burimi i vetëm për Kryqëzatën e Parë. Si vajzë perandori dhe grua e një burri që luftoi me kryqtarët, ajo kishte situatën në dorë,  dhe informohej  nga elita bizante. Anna për herë të parë identifikoi vllehët në Ballkan. Në veprat e saj, ajo e paraqiste veten si “grua që shkruante atë që mendonte dhe thoshte atë që donte”, vepra e saj mbetet margaritari artë i historisë. Ajo ishte historjania e parë grua.

 

Historia e Marjorie Carrick hodhi dritë mbi marrëdhëniet burrë grua në mesjetë.Dihet që mbretërit dhe pasanikët fisnik e mesjetës, martoheshin me vajzat e nivelit të tyre shpesh pa dëshirën e tyre, por që të krijonin miqësi me pasanikët, që shpesh ishin fqinjët e tyre. Vajzat- princesha, jo rrallë kishin mundësi të martohen me burrin e zemrës. Shpesh ishin viktima të martesës së detyruar, ose rrëmbenin të dashurit. Kishte raste që gratë rrëmbenin të dashurit, si ndodhi me Marjorin e  Carrick.

Marjorie nga Carrick, bënte ligjin në familje e vet, ishte Konteshë e Qarkut Carrick në Skoci. Ajo ishte martuar me kalorës feudal që luftoi në Kryqëzatën e tetë dhe vdiq. Në  atë kohë, ishte e zakonshme që çdo kryqtar që vdiste, gruaja merrte pushtetin në territorin përkatës. Menjëherë pas vdekjes së burrit, një lajmëtar me një letër erdhi për të njoftuar për vdekjen e Adamit. Marjorie u bë kurioze për të dhe urdhëroi ushtrinë ta rrëmbenin dhe ta mbyllnin në kështjellë. Ajo e mbajti rob 15 ditë dhe përfundimisht e bindi të martohej me të. Ai quhej Bruce. Vite më vonë, ju lindi Robert Bruce, mbreti ardhshëm Skocisë. Kjo histori vërtetoi se shumë gra kryqtare vetëqeverisnin por mund të rrëmbenin burrin  që donin dhe ta detyronin të martohej. Duket si veprim i cuditshëm sepse këtë gjë e bënin burrat, por këtë herë kemi ndërim rolesh të rrëmbyesit dhe viktimës. Pra nuk ishte normale për marrëdhëniet burrë grua në Mesjetë.