Koronavirusi në Shqipëri/ Bie çmimi i karburanteve

377
Sigal

Situata me koronavirusin ka ndikuar në tregjet e Shqipërisë, ashtu si edhe në pjesën tjetër të globit.

Çmimi i karburanteve ka pësuar rënie të fortë në dy javët e fundit, me rreth 15 lekë për litër. Shkak është bërë tkurrja e çmimit të arit të zi në bursa, që ka zbritur aktualisht në 280 dollarë për ton.

Nga ana tjetër, kufizimi i lëvizjeve ka ulur me rreth 85% shitjet e karburanteve në tregun e brendshëm.Çmimet e karburanteve në vendin tonë janë ulur ndjeshëm me rreth 15 lekë për litër.

Reduktimi i çmimeve në bursat ndërkombëtare vlerësohet si arsyeja kryesore që ka ndikuar në këtë tendencë. Aktualisht, në tregjet financiare nafta shitet me 280 dollarë për ton, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ka qenë rreth 580 dollarë për ton.

Në kryeqytet rezulton se nafta shitet me 155-163 lekë për litër, ndërsa benzina me 164 lekë për litër. Një tjetër element që është konstatuar javët e fundit në tregun e brendshëm është tkurrja e fortë e kërkesës, që vjen si rezultat i kufizimit të lëvizjeve nga situata me koronavirusin.