Monopoli i hashashit / Drejtuesit vendorë dhe ata të policisë rajonale, “padrino” të kultivimit të kanabisit në Krujë, Roskovec dhe Skrapar

361
Sigal

“Plas”  kanabisi në Skrapar e Poliçan dhe Krujë

Që pas raportit alarmant të Qendrës Europiane të Drogave në raportin e të cilës thuhej se: “Prodhimi i kanabisit në Shqipëri, do të rritet në muajt që vijnë.”,  duket se asgjë s’ka ndryshuar për mirë. Kultivimi i kanabisit sa vjen e rritet. Institucionet  ligjzbatuese  janë fokusuar më shumë tek zbatimi i masave kundër Covid-19, si vendosja e gjobave duke mbushur arkën e policisë dhe jo tek lufta ndaj narkotikëve.  Që prej prillit 2020, në mesin e pandemisë, policia njoftoi se po përdor dronë, jo vetëm për të gjetur qytetarët që shkelin izolimin, por dhe për identifikimin e zonave ku kultivohen lëndë narkotike dhe veçanërisht kanabis. Megjithatë zinxhiri  i rrjetit  të kultivitimit  godet  hallkat e dobëta. Qendra Europiane e Drogave (EMCDDA) thotë se kanabisi i prodhuar në Shqipëri, është produkt që më pas shitet në tregjet europiane.