Pas fitores të bujshme, por dhe të bukur të skuadrës sonë kampione, “Tiranës”, me rezultatin 0-2, ndaj kampionëve gjeorgjianë të “Dinamo” –Tblisit, në fushën e tyre të stadiumit olimpik “Boris Palcadze”, duket qartë se të gjithë shqiptarët janë gëzuar për këtë sukses të rangut europian. Dhe ka qenë një ndeshje e vetme e zhvilluar për turin e parë për Europa Champios League, për arsye të formatit të pranuar tashmë për t’u zhvilluar kështu, për shkak të Covid-19, por që u zgjidh me shumë sukses nga trupa bardhëblu. Një kundërshtar ky “Dinamo”-Tblisi i kosideruar favorit për fitore në çdo drejtim nga disa që tani së fundi kanë marrë përsipër të bëjnë dhe parashikuesin për ndeshjet e rangut europian. Gjithësesi, “Tirana” jonë kampione ia doli me sukses, falë asaj loje të kujdesshme të zhvilluar duke e mbajtur kundërshtarin nën kontroll të forte, larg portës tyre dhe pa harruar të sulmojnë për të prekur suksesin. Dhe është një fitore e arritur me dy gola të shënuar, pa pësuar asnjë të tillë, si rrallë më parë për këtë skuadër në përballjet e saj europiane. Dhe janë minutat 45`+3` dhe ajo e 86` e ndeshjes, ku më parë Torrasa dhe më pas Ismajlgeci, regjistrojnë aq bukur suksesin e shumë dëshiruar. Dikush, duke u nisur nga numri i pakët i golave të shënuar më parë tek “Partizani” dhe “Flamurtari”, nuk e kishte parashikuar shënuar me ngjyra europiane 32- vjeçarin argjentias Agustin Torrasa. Për më tepër akoma, kështu mund të mendon gjithëkush për golin e parë zyrtar europian të shënuar me aq shumë kredo sportive nga mbrojtësi elegant, 20 -vjeçari me origjinë tropojane, Marsel Ismajlgeci. Eh çfarë prezantimi ka bërë ky djalosh në ndeshjen e tij premierë të këtij niveli! Goli shënuar, pikërisht në atë moment, ku pak kush kishte menduar se do ndëshkonte gjeorgjianët në këtë mënyrë, bëri të heshtë jo stadiumi i gjithë i boshtatisur, por më shumë se gjithçka, të mbyllë gojën trajneri gjeorgjian Kakaber Ckhetiani, që shumë ditë më parë, gjithçka e kishte kthyer në një trumf të kryer, pa u zhvilluar ndeshja. Ndoshta trajneri “Dinamos” –Tbilisit, kishte parashikuar kështu këtë ndeshje, që ndryshe e quante si një “hakmarrje” për atë ndeshje të 23 korrikut 2003, kur vetë ishte pjesë si lojtar i kësaj skuadre, ku po për turin e parë të UEFA Champions League, “Tirana” pas humbjes 3-0 të Tblisit, përmbyste këtë rezultat, po në këto shifra dhe fitonte kualifikimin pas gjuatjes të penalltive 4-2. Kishte pak të drejtë të mendonte kështu, ky ish- lojatar dhe tani trajner, sepse llogaritë i bënte me avantazhin e faktorit fushë, por dhe detaje të tjera, që jepnin besimin e kualifikimit. Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ai sezon i 2003-it tek “Tirana” kampione e këtij sezoni. Ndoshta ka ndryshuar dhe mënyra e të luajturit të futbollit. Dhe në respekt të asaj fitoreje dhe kualifikimi, le të sjellim atë skuadër që përbëhej nga Egbo, Sina, Dede, E.Bulku, Muka, Fortuzi, Hajdari, Lici, Pinari, Patushi dhe F.Xhafa. Plot shkëlqim në atë ndeshje dhe Merkoci, S.Bulku, dhe Halili për minutat që luajtën për skuadrën e tyre. Trajneri Sulejman Mema, një teknik plotë finesë në motivim të skuadrës dhe për këtë ndeshje, i dha me shumë përgjegjësi “leksionet “e tij për kundërshtarin. Nga të gjithë ish -portieret asaj ndeshje kualifikuese me sukses, Egbo i ka kuptuar mirë këshillat e Memës, edhe pse kësaj rradhe si trajner ka bërë zgjidhjet më të mira që duheshin në këtë ndeshje. Për më tepër, që trajneri Egbo, ia di mirë tashmë “Tiranës” gjithçka që duhet për një ndeshje të tillë. Më së miri këtë gjë ai e tregoi me shumë profesionalizëm në ndeshjet e kampionatit, duke ngjitur “Tiranën” në podin e titullit kampion.
Dhe më mirë se kushdo tjetër, këtë gjë e tregoi vetë ndeshja e zhvilluar. Porteri Lika, mbrojtësit Toshevski, Vangjeli, Najdovski dhe Ismajlgeci, mesfushorët Celhaga, Batha, Kale, Torrasa, dhe Gobina, dhe sulmuesi Muci, ishin ansambli më bukur që i duhej një ndeshje të nivelit europian. Më së bukur formatohet ky formacion dhe me Mucën, Avdiaj dhe Tolin Dhe kjo ndeshje tregoi se të rinjtë Celhaga, Muci dhe Ismajlgeci së bashku me Nuriun, Halilin, Qirkon dhe Vrapin, shumë shpejt do flasim bukur me futbollin e tyre të luajtur në fushën e lojës. Portieri Lika duket se edhe në këtë ndeshje e sfidoi moshën e tij 38- vjeçare, kurse Idriz Batha, edhe pse është gjirokastrit, tregoi se di të mbajë dhe e meritoi shiritin e kapitenit dhe në ndeshje të tilla. Jashtë vëmendjes nuk mund të qëndrojë përvoja e Vangjelit, Kales, Gobina e Torrasës, si dhe paraqitjet e para të sukseshme të Toshevskit e Nadovskit, të Avdiajt dhe Tolit, të cilët të gjithë bashkë, kanë shijuar ndeshjet e tyre të parë në nivel europian me fanellën e “Tiranës”. Dhe në turin e dytë përballë “Tiranës” do jetë skuadra serbe e FK “Crvena –Zvezda”. Dhe ndeshja do të zhvillohet më 25 gusht 2020, ora 20.00 në stadiumin “Air Albania”. Është vetëm një ndeshje ballafaquese, ku shpresa për kualifikim, është e pranueshme edhe pse “Crvena-Zveda” me 31 titujt kampion dhe 23 kupat e fituara, është fituese e Ligës –Kampioneve në sezonin 1990-1991. Historia e tillë është, por futbolli ruan dhe surprizat e tij. Duke kërkuar të themi diçka më shumë për portretin europan të “Tiranës”, në respekt të fakteve që përbëjnë historinë e saj të këtij rangu, kjo ndeshje duhej të ishte e 38-ta në pjesëmarrjet “Tiranës” në Kupat e Europës, por në fakt regjistrohet thjesht ndeshja numër 34, sepse në sezonin 1966-1967, dhe atë 1982-1983, ekipi bardheblu nuk ka pranuar të përballet në turet për Champions –Club –Kupë kundër skuadrës norvegjeze të “Valerangës” dhe ukraninasve të “Dinamo” –Kiev. Janë plot katër ndeshje kualifikuese këto të humbura për t’u zhvilluar krejt pa kuptim, sepse kështu e kërkonte regjimi komunist që gjente “armikun” edhe në ndeshje e futbollit. Një paradoks i kohës ky, të cilit nuk i kanë shpëtuar as kampionët e “Tiranës”. Dhe i sollëm këto fakte për të plotësuar diçka më mirë portretin e kësaj “Tirane”. Ndeshja e fituar ndaj “Dinamo” -Tbilisit na dha rastin e mirë të shprehemi më mirë këtë gjë. Kështu në arenën e futbollit europian, “Tirana” është e njohur me pjesëmarrjen e saj në Ligën e Kampioneve 15 herë; në Kupën UEFA 10 herë; ndërsa në Kupën e Kupave 3 herë. Ndër të tjera, “Tirana” ka marrë pjesë 7 herë në Kupën Ballkanike, ku është 1 herë nënkampione. Bardheblutë mbajnë rekordin e paraqitjeve të një klubi shqiptar në Europë, jo vetëm në numrin e lartë të pjesëmarrjeve (28), por dhe në sukseset e arritura përgjatë historisë 47-vjeçare të kësaj pjesëmarrjeje, ku numërojnë plot 12 ture të kaluara në kupat e ndryshme europiane, si asnjë skuadër tjetër shqiptare. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Paraqitjet e Tiranës në Kupat e Europës |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Më i bukur, më tërheqës dhe më interesant bëhet portreti kësaj “Tirane”, kur sjell dhe 18 ballafaqimet dhe ndeshjet e zhvilluara në vite për Kupën Ballkanike.
Paraqitjet në Kupën Ballkanike
Kompeticioni | Turi | Klubi | Brenda | Jashtë | |
Balkans Cup 1964-66 | 1R | PFC Cherno More Varna | 0–0 | 0–1 | |
Balkans Cup 1964-66 | 1R | Beşiktaş J.K. | 2-0 | 1-1 | |
Balkans Cup 1964-66 | 1R | FC Rapid București | 1–2 | 1–3 | |
Balkans Cup 1975 | 1R | Panionios G.S.S. | 6-0 | 1–2 | |
Balkans Cup 1975 | 1R | FK Radnički Niš | 0–0 | 0-3 | |
Balkans Cup 1981 | 1R | Larissa F.C. | 3-0 | 1-3 | |
Balkans Cup 1981 | 1R | FK Sloboda Tuzla | 3-0 | 3-0 | |
Balkans Cup 1981 | 2R | PFC Beroe Stara Zagora | 1-3 | 0-3 | |
Balkans Cup 1990 | 1R | FK Budućnost Podgorica | 0–0 | 0–1 |
Kështu kjo “Tiranë”, kampione në fuqi që pak ditë më parë festoi 100- vjetorin e saj, dhe që në trurin e parë të Champions League, arriti sukses duke u kualifikuar, ruan në arshivën e saj, plot 52 ndeshje të nivelit europian, sepse Champions –League ,U.E.F.A Europa –League, por dhe ish aktiviteti Kupës Ballkanike, nuk janë gjë tjetër, veçse ndeshje dhe ballafaqime të nivelit europian që kanë sjellë emocione, suksese dhe zhgënjime nga kjo “Tiranë” me histori një shekullore në futbollin shqiptar.