Britania: Irani të kthehet në tryezën e negociatave me SHBA për çështjen e armëve bërthamore

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka folur në samitin e NATO-s që po zhvillohet në Holandë.

Ai tha se është koha për të “shfrytëzuar këtë mundësi për të stabilizuar rajonin”, dhe se tani është thelbësore të sigurohet që armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit të vijojë.

Sigal

Ai shtoi se Irani duhet të rikthehet në tryezën e negociatave me Shtetet e Bashkuara.

“Përfundimisht, vetëm kështu do të sigurojmë një fund të plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm të programit bërthamor të Iranit,” tha ai.

“Po përdorim çdo mjet diplomatik për të mbështetur këtë përpjekje,” shtoi Starmer.