Dy ish-deputetët e PS-së dalin para gjykatës, çfarë kërkuan Ndoka dhe Çuko

633
Sigal

Dy ish-deputetët e PS-se, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, ish kreu i Burgjeve, kanë dalë sot para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë sigurisë.

Bëhet e ditur se avokatët e dy ish-deputetëve kanë kërkuar që çështja e tyre të hetohet e veçuar. Pas kesaj, trupi gjykues është tërhequr per te marre vendim.

Ish-deputeti socialist Arben Ndoka akuzohet për falsifikim të dokumenteve, vulave, stampave ose formularëve, shpërdorimi i tokës në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash në zonën bregdetare në Qarkun e Lezhës. Sipas burimeve nga grupi hetimor, Ndoka së bashku me disa zyrtarë të tjerë në Lezhë kanë ndikuar në tjetërsimin e pronave te “Rana e Hedhun” dhe në Kune nga ranishte në tokë arë dhe më pas i kalonin te të afërmit e tyre.

Ndëkohë Arben Çuko dyshohet se është përfshirë në korrupsion pasiv gjatë kohës që ushtronte detyrën dhe për këtë arsye Gjykata kishte vendosur masën “arrest me burg”. Kjo masë u ekzekutua pasditen e djeshme nga Policia dhe Çuko aktualisht ndodhet i ndaluar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.