Prof.Dr.Tritan Shehu: “Ky është një Grusht Shteti real në zhvillim, duhet ndalur!”

402
Sigal

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, e cilëson atë që po ndodhë me kërkesën e mazhorancës për të mos njohur dekretin e Presidentit si një grusht shteti.

Postimi i plotë i Prof.Dr.Tritan Shehut

Ky është një “Grusht Shteti” real në zhvillim; duhet ndalur!
Kush mendon se “Grushti i Shtetit” bëhet vetëm me tanke, gabon rënde.
Sot KQZ ka konsumuar një akt të pa preçedentë me një mbrapa vijë politike puçiste.
Duhet reaguar e mbrojtur demokracia!
Ky “grusht shteti” kërkohet të realizohet në një vakum të thellë institucional të drejtësisë, si pasojë e një “reforme” të filluar e zhvilluar së prapthi, gjë që sot po e ve në rrezik të gjithë sistemin tonë demokratik.
Ky grusht shteti kërkohet të “bekohet” më tej në “rrënojat” qesharake 122-she të një Parlamenti ku do të “vendosin” 42 “pupace”, të “peshkuar” në thellësite e listave në mënyre antikushtetuese po nga ajo KQZ.
Sot duhet të reagojë i gjithë opinioni publik shqiptar, koshient i rrezikut të madh të instalimit te ne të një autokracie despotike tipike Lindore.
Pa asnjë dyshim duhet të reagojnë qartë e fortë partnerët tanë Perendimore, për të cilët demokracia e vlerat janë më të çmuarat, për të cilat ata na kanë mbështetur fort që në dhjetor të 1990-tës, por që fatkeqësisht sot rrezikohen të tjetërsohen në modele Lindore të inspiruara e mbështetura nga diku prej andej.