Dr. Ina Zhupa: Biblioteka Kombëtare, kurban pë Kulla

440
Sigal

Ndërtimi i Bibliotekës Kombëtare në zonën e Gardës së Republikës shihet prej Partisë Demokratike si një taktikë për t’i hapur rrugë ndërtimeve shumëkatëshe. Mbrëmë zëdhënësja e Partisë Demokratike, Dr. Ina Zhupa tha se për ndërtimin e Bibliotekës së Re, përdoret e njëjta skemë si me ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Dr. Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së: Duke prishur Bibliotekën Kombëtare aty ku është njëkohësisht hapin rrugë për të ndërtuar kulla. Ndërkohë Bibliotekën e transferojnë tek liqeni për arsye që edhe aty të jepet kullë. Duke i thënë atij, që ti do të ndërtosh Bibliotekën Kombëtarë, ti justifikon interesin publik. Është e njëjta skemë që është përdorur në Teatrin Kombëtar. Dr. Ina Zhupa tha se kjo mënyrë veprimi është parashikuar edhe në planin e përgjithshëm vendor të vitit 2017, ku shihet se zona pranë Gardës së Republikës do të ketë ndërtime që përfshijnë shërbime të ndryshme. Dr. Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së: Zona e Gardës që është na hartë është parashikuar me ndërtesa 9 kate dhe 29 metra lartësi. Po ta shikoni përshkrimin thotë banim, argëtim, parkim, shërbime. Dy ditë më parë, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare deklaroi, se është hera e parë që Biblioteka do të ketë një godinë të denjë me standardet e duhura për ruajtjen e botimeve.