Dhunimi i simpatizantit në Cërrik, Boja: Erjon Baha u godit me makinë

477
Një tjetër denoncim për dhunë ndaj një simpatizanti të Partisë Demokratike, vjen kësaj here nga zyra e kësaj force politike në Cërrik. Sipas kandidatit të djathtë për bashkinë e Cërrikut, Qamil Boja, simpatizanti i PD-së, Erjon Baha është goditur me makinë nga persona ende të paidentifikuar.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, i riu Baha është dërguar me urgjencë në kirurgjinë e spitalit të Elbasanit, ku është vizituar edhe nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Lidhur me ngjarjen, nipi i kandidatit të së djathtës në Cërrik, Qamil Boja, është shprehur se “E kanë goditur Erjon Bahën teksa po ecte me makinë. E goditën me makinë nga mbrapa simpatizantë të LSI-së në Cërrik. 
Ngjarja ka ndodhur në Shtërmen, në orët e para të mëngjesit. Si pasojë e goditjes, Erjon Baha ka përfunduar në kanal dhe është dëmtuar”. Vetë Boja, dy ditë më parë ka denoncuar ushtrimin e dhunës ndaj tij në aksin rrugor Papër-Banjë, sipas tij nga simpatizantë të LSI-së. Nisur nga këto ngjarje, Partia Demokratike në Cërrik akuzon maxhorancën se po ushtron presion ndaj qytetarëve dhe simpatizantëve demokratë.
Sigal