Reforma Zgjedhore, pas takimit me Gjiknurin dhe Hajdarin, reagon OSBE

522
Sigal

Ditën e sotme është zhvilluar një takim për Reformën Zgjedhore, ku morën pjesë dhe dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri, ka reaguar Misioni i OSBE në Tiranë.

Në një reagim në mediat sociale, OSBE shkruan se do vijojnë të lehtësojnë dialogun për Reformën Zgjedhore. Po ashtu shtojnë se takimi i sotëm ishte informues lidhur me përparimin që është bërë me reformën.

“Vijojmë të lehtësojmë dialogun për reformën zgjedhore. Sot, organizuam një takim informues mes bashkëkryetarëve të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore dhe përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar në Tiranë, lidhur me përparimin e reformës zgjedhore”, shkruan OSBE.