Ballkani perëndimor, me kulturë lindore !

123

Analizë nga Prof.Dr.Elmaz Sherifi/ Shqiptarët janë pasardhës së Ilirve dhe i përkasin Perëndimit. Marveshja Rama-Vuçiç për emërtimin e ri “Shengeni Ballkanik” është mëndësi lindore  me  kulturë  sulltanore që për “pushtet vret edhe babanë”. Heshtja e BE-së, kufijtë e Kosovës dhe pse deputetët tanë nuk janë përfaqsues të sovranit por ushtarë të partisë. Sulmi ndaj kreut të shtetit, shkelja e Kushtetutës, SHBA dhe aleancat ruse

 

Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Ballkani Perëndimor, me kulturë lindore!

Ballkani nuk ekzistonte kur Perandori ilir Dieokleciani e ndau Perandorine Romake. Iliriada e ndryshoi emrin shumë vonë. E tani një pjesë të saj i’a ndryshuan përsëri emrin!

Ne e Kosova futemi te Ballkani Perëndimor, me Serbinë e Malin e Zi. Pse ky emërtim i ri? Sepse kultura e drejtimit shtetëror, është krejt lindore, ashtu si kultura sulltanore, nga mori emrin Ballkan.

Dieokleciani ishte i pari perandor Ilir, që dha dorëheqje dhe hoqi trashëgiminë e pushtetit, kur, në vendet e Ballkanit Perëndimor “vdesin” për pushtet, jo kushtetues!

Po Europa Perëndimore, përse “luan kungulleshkën” me politikat e integrimit?

Përshembull. Një nga kushtet e hyrjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, është që të mos ketë konflikte e mosmarrvëshje me vendet fqinje. Vuçiç deklaron se nuk do e njoh kurrë Kosovën, edhe sikur ta vrasin! Atëhere pse i kërkohet Kosovës heqja e tatimit për mallrat serbe dhe ato që vijnë nga Bosnje-Hercegovina, që ashtu si Serbia, nuk e njeh Kosovën? Po Rama, nga e merr frymëzimin kur deklaron, se nuk do i mbyll sytë, pa hequr kufijtë e Ballkanit? Kur edhe sot popullsia shqiptare në Serbi çregjistrohet edhe nga listat e zgjedhjeve-si deklarojnë shqiptarët e Luginës së Medvegjes dhe u rrezikohen edhe pronat me politikën shpopulluese të Vuçiçëve!?

Po, çfarë pret BE nga pretenduesit e “Shengenit Ballkanik”, kur drejtojnë me mendësi sulltanore vendet e tyre. Politika shtetërore në Shqipëri e Serbi është tipike lindore. Lufta midis institucioneve në Shqipëri, fshe mendësinë lindore të drejtuesve të tyre. Rama i ka shpallur luftë kryetarit të shtetit. Parlamenti nuk ndryshon asnjë nga normat juridike që kundërshton Presidenti, si norma që janë në kundërshtim me Kushtetutën. Kjo sjellje politike vazhon me “heroizëm, sepse parlamentarët janë ushtarë, jo përfaqësues të sovranit. Dhe kjo politikë partiake sundon, pasi në Shqipëri nuk ka Gjykatë Kushtetutese, si autoriteti i vetëm kushtetues e institucional që interpreton ligjshmërinë e akteve që nxjerr pushteti legjislativ. “Ushtria Parlamentare”, nuk ndryshoi asnjë normë nga ligji “Antishpifje”, edhe kur institucionet e Europës Perëndimore e kërkojnë një gjë të tillë!

Mos njohja e Kosovës nga Serbia është politika e dukshme dhe bindëse, se ajo nuk e do integrimin në BE, pa marr territoret që u ka vënë syrin në Kosovë. Dhe këtë Vuçiç e deklaron publikisht, sepse Serbia aleate ka Rusinë? Pse bënë të paditurën Europa? Edhe të ngarkuarit e Trupmit, nuk duan ta “kuptojnë” këtë realitet absurd dhe vazhdojnë t’u bëjnë presion drejtuesve të Kosovës për të bërë lëshime ndaj Serbisë, kur Vuçiç deklaron se nuk do e ndërpresë politikën diplomatike kundër Kosovës, edhe sikur ajo të heq tatimin e mallrave!

Shqiptarët në të gjitha trojet ku jetojnë, duhet ta kuptojnë, se do të jenë faktor të rëndësishëm në politikën diplomatike në Ballkanin Perendimor, kur të ndryshojnë mendësinë lindore të qeverisjes, që për pushtet personal, “vret dhe babanë” e të përkushtohen në ndërtimin dhe funksionimin e institucioneve të Shtetit të së Drejtës, që sjell lirinë e prosperitetin për banorët e saj. Vetëm me këtë sjellje, do vlerësohen edhe nga Vendet Perëndimore?