U arratis nga burgu në Itali, arrestohet shqiptari Ervis Markja, po festonte ditëlindjen e ish- të dashurës

432
Sigal

Gjashtë muaj pasi u arratis nga burgu u sigurisë së lartë në Itali është arrestuar Ervis Markja.
Shqiptari i cili vuante dënimin në burgun e Carinolas është arrestuar dje në Napoli nga Policia.

Më 26 maj të 2019 ai u arratis bashkë më bashkëkombasin tjetër shqiptar Adriatik Gekën duke prerë hekurat e qelisë dhe duke u zvarritur në mure me litarë si çarçafë.

Mediat italiane zbulojnë se ai u arrestua në një pub nate “Cafè de Paris” teksa do festonte ditëlindjen e ish- të dashurës. Pikërisht identifikimi i ish- të dashurës çoi dhe në kapjen e Markjas nga Policia.

Ai është i dënuar për vjedhje dhe kundërshtim të forcave të Policisë dhe tani duhet të rikthehet në burg.

Qeor