80 mijë dollarë për foton e Ramës me Obamën/ Dënohet me burg shtetasi amerikan

475
Sigal

Greko amerikani William Argeros që përdori një kontribut të paligjshëm për mbledhjen e fondeve për Presidentin amerikan Barak Obama në 2012 u dënua nga një gjykatë ne Neë Jersey me 4 muaj burg.

William Argeros kishte pranuar fajësinë në vitin 2016 për të dhënë kontribute të huaja dhe për të gënjyer komisionin e mbledhjes se fondeve dhe ishte dënuar fillimisht  24 muaj burg.

Por gjykatësi, Madeline Cox Arleo vuri në dukje se 61 vjecari nuk kishte precedent të mëparshëm duke konstatuar se se kontributi prej $ 80,000 nuk kishte për qëllim të ndikonte në zgjedhjet e Sh.B.A.

Ligji i ShBA ndalon shtetasit e huaj të japin kontribute për kandidatët federalë. Avokati John Azzarello, duke përfaqësuar Argeros, tha që klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për kryeministër të Shqipërisë i cili dëshironte një foto të realizuar me Obamën.

Kandidati ishte Edi Rama, tha Azzarello, i cili u zgjodh dhe aktualisht është kryeministri i Shqipërisë. Kur akuzat u bënë publike në vitin 2016, zyra e Ramës mohoi të ishte burimi i kontributit. Zyra e avokatëve amerikanë pretendoi se Argeros vendosi që kontributi të bëhej përmes një banori të Neë Jersey, Bilal Shehu. Shehu u dënua me sherbim prove në vitin 2017.

Argeros kishte jetuar në Tampa, Florida, në kohën kur u ngritën akuzat. Ai gjithashtu kaloi shumë vite në Betlehem ne ku angazhohej në një bord këshillimor burgu duke ndihmuar të burgosurit të rihynin në shoqëri. Disa nga ish kolegët e tij i shkruanin letra Cox Arleo për ta mbështetur.vete Argeros u shfaq I përlotur para gjykatës dhe u shpreh se “Ndihem I turpëruar dhe marr përgjegjësinë e plotë për atë që kam bërë”.